Këshilla të vyera në kohë sprovash dhe trazirash

February 6, 2024

Ebul Abas Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Vështroje me kujdes çështjen e drejtësisë dhe padrejtësisë, dhe do të shohësh se pjesa më e madhe e fesadit (prishjes) vjen përmes derës së padrejtësisë. Puna do të lehtësohej nëse zullumqari do ta kuptonte se është i tillë, por e keqja është se shumica prej tyre nuk e dinë se janë zullumqar. Madje, ka nga ata që besojnë se drejtësia vjen prej tyre dhe nuk përpiqen aspak për t’i imagjinuar padrejtësitë që bëjnë. Sikur të mos ishte kjo, atëherë shtypësit nuk do t’i përdornin justifikimet por do të ishin shtypës me padrejtësi të dukshme. Të tillë janë zullumqarët që nuk posedojnë asnjë lloj argumenti.

Në këtë pjesë të padrejtësisë që ndodh me apo pa justifikim bien shumë prej njerëzve të mëdhenj të dijes dhe të fesë, sepse të tillët nuk mund të jenë më të mirë se ata që jetuan para tyre…

Fitnet që më pas shkaktojnë ndasi, bojkot, urrejtje, sharje, mallkime etj. quhen të tilla (fitne) edhe pse nuk arrijnë deri tek tehu i shpatës. E gjitha kjo sjell atë që quhet shtypje (padrejtësi).

Unë këshilloj për drejtësi dhe qëndrim të drejtë dhe mesatar në të gjitha çështjet. Ndiq Kuranin dhe Sunetin, ndërsa çështjet në të cilat njerëzit kundërshtohen ktheji tek Allahu dhe tek i dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, edhe nëse ata që kundërshtohen janë të njohur për vlerat dhe gradët e tyre fisnike. Allahu na dhëntë sukses në ato gjëra që Ai i do dhe është i kënaqur!

Nuk ka forcë e as ndryshim pa ndihmën e Allahut!

 

Marrë nga libri: “Xhamiu el mesail” 6/41-42.

Përktheu: Fatjon Isufi

Dosje: ,

Loading...