Shpjegimi i ajetit 115 nga surja En Nisa

February 7, 2008

وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيراً

Kushdo që e kundërshton të Dërguarin pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të eci andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehenemit. Eh  sa vendbanim i keq është ai!” | En Nisa: 115.

Fjala e Allahut: “Kushdo që e kundërshton të Dërguarin pasi i është dhënë udhëzimi”-  ka kuptimin: ai i cili ndjek rrugë tjetër pos asaj të sheriatit me të cilën erdhi i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Kjo në mënyrë që ai të jetë në një anë dhe sheriati në anën tjetër, dhe e gjitha me qëllim prej tij pasi iu bë e qartë e vërteta.

Kurse fjala e Allahut: “… dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve” – kjo është diçka e pandarë nga cilësia e parë, por ndodh që të jetë në kundërshtim me argumentin e sheriatit ose të jetë në kundërshtim të asaj që kanë rënë unanim për të umeti i Muhamedit. Atyre (umetit të Muhamedit) u është garantuar se nuk mund të bashkohen në ndonjë gabim, kjo si nderim për ta dhe madhështi për profetin e tyre sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Në lidhje me këtë çështje janë transmetuar shumë hadithe të sakta dhe kemi përmendur një pjesë të mirë të tyre në librin “Ehadithul usul”. Ka prej dijetarëve që kanë thënë se kuptimi i këtyre haditheve është muteuatir (që nuk lë dyshim në saktësimin e saj), dhe në këtë ajet fisnik është bazuar imam Shafiu për argumentimin se unanimi i dijetarëve (El ixhma) është argument që nuk lejohet kundërshtimi i tij, kjo pas një diskutimi dhe mendimi të gjatë. Ai është i cili nxorri në mënyrën më të mirë këtë përfundim dhe e përforcoi atë, megjithëse disa kanë hedhur dyshime rreth saj dhe kanë pretenduar se argumentimi me këtë ajet është i largët.[1]

Për këtë Allahu i Lartësuar i ka kërcënuar ata që e kundërshtojnë një gjë të tillë me fjalën e Tij: “Ne e lëmë të eci andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehenemit. Eh sa vendbanim i keq është ai!” Kjo do të thotë se nëse dikush e pason këtë rrugë do ta ndëshkojmë për këtë vepër, duke ia zbukuruar atë atij në vetvete dhe duke ia bërë të dashur si degradim për të, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

فَذَرْنِي وَمَن يُكَذِّبُ بِهَذَا الْحَدِيثِ سَنَسْتَدْرِجُهُم مِّنْ حَيْثُ لَا يَعْلَمُونَ

Prandaj, më lër Mua me ata që e mohojnë këtë fjalë (Kuranin). Ne do t’i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre me mënyra që ata nuk i kuptojnë.” | El Kalem: 44.

Dhe ka thënë:

فَلَمَّا زَاغُوا أَزَاغَ اللَّهُ قُلُوبَهُمْ

Kur ata u larguan (nga e vërteta) Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë).
| Es Saf: 5.

Dhe ka thënë:

وَنَذَرُهُمْ فِي طُغْيَانِهِمْ يَعْمَهُونَ

Ne do t’i lëmë ata të bredhin të verbër në humbje e mosbesim.” | El En’am: 110.

Ai e bëri të jetë për të zjarri si vendbanim në botën tjetër, sepse ai i cili largohet nga udhëzimi nuk ka rrugë tjetër përveç zjarrit në ditën e gjykimit, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

احْشُرُوا الَّذِينَ ظَلَمُوا وَأَزْوَاجَهُمْ وَمَا كَانُوا يَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّهِ فَاهْدُوهُمْ إِلَى صِرَاطِ الْجَحِيمِ

“(Engjëjve do t’u thuhet): Mblidhni njerëzit e këqij, shokët e tyre (djaj) dhe idhujt që i kanë adhuruar krahas Allahut, e tregojuni atyre rrugën e zjarrit flakërues!” | Es Safat: 22-23.

Gjithashtu ka thënë:

وَرَأَى الْمُجْرِمُونَ النَّارَ فَظَنُّوا أَنَّهُم مُّوَاقِعُوهَا وَلَمْ يَجِدُوا عَنْهَا مَصْرِفاً

“Të ligjtë do të shohin zjarrin dhe do të binden se me të vërtetë do të bien në të, dhe nuk do të gjejnë largim prej tij.” | El Kehf: 53.

 

Shkëputur nga libri: “Tefsiri i Ibën Kethirit” 2/411-412, shpjegimi i ajetit 115 nga surja En Nisa.

Përktheu: Ylli Rama


[1] Shiko fjalën e imam Shafiut në lidhje me këtë çështje, në librin e tij “Er risaleh” 471.

Dosje:

Loading...