Allahu i Lartësuar përmes këtij dhikri e mbron atë që e praktikon, madje përfitojnë prej këtij personi edhe ata që qëndrojnë përreth tij.
Shumë rreziqe dhe të këqija janë të përgjithshme, dhe nëse individi mbrohet prej tyre mbrojtja shtrihet edhe tek ata që e rrethojnë.
Po ashtu të mirat që vijnë përmes këtyre dhikreve janë shpesh të përgjithshme, duke përfituar edhe ata që qëndrojnë me praktikuesin e këtyre dhikreve.
Ka edhe dhikre specifike që përfshijnë familjen, prandaj duhet të tregohemi të zellshëm që tua mësojmë edhe njerëzve në mënyrë që të përfitojnë nga mirësia e përgjithshme dhe të mbrohen nga e keqja gjithëpërfshirëse.
Ibën AbdulBerr transmeton në veprën etij “El istidhkar”, se Shedad bin Eusi ka thënë:
“Kush dëshiron që Allahu ta bëjë prej atyre që bëhet sebeb për largimin e ndëshkimit nga banorët e tokës, le t’i ruaj këto dy namaze në xhemat: Namazin e jacisë dhe namazin e sabahut.”
Shiko pra sesi veprimi i detyrueshëm bëhet shkak për mbrojtjen dhe ruajtjen e përgjithshme!
Dosje: dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve