Shkelje që ndodhin gjatë marjes së abdesit

May 10, 2025

📜 Shkelje që ndodhin gjatë marjes së abdesit

15 – Prej shkeljeve që ndodhin gjatë abdesit është se shumë njerëz, ose disa prej tyre, lënë pjesë të trupit të pa laguru gjatë abdesit apo larjes totale (guslit). Ndër vendet më të zakonshme janë:

Hapësira mes gishtrinjëve, veçanërisht gishtat e këmbëve. Disa njerëz gjatë abdesit mjaftohen me derdhjen e ujit mbi këmbë pa e depërtuar ujin mes gishtave, kështu që ato hapësira mbeten të thata dhe nuk arrin uji deri aty. Kjo e prish abdesin dhe për pasojë edhe namazin.

Profeti ﷺ e ka përmendur këtë çështje dhe e ka veçuar në sqarim për rëndësinë që ka, kur iu drejtua njërit prej sahabëve, i cili quhej Lakit bin Sebura (Allahu qoftë i kënaqur me të), duke i thënë:

“Përmbushe mirë abdesin dhe fute ujin ndërmjet gishtave.”

Hadithin e ka përmendur Hafidh Ibn Haxheri në Bulug el-Maram dhe ka thënë: “E kanë transmetuar të katërtit (Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe) dhe është saktësuar nga Ibn Huzejme.”

San’ani ka thënë: Hadithi është i qartë për përfshirjen e gishtave të duarve dhe të këmbëve. Pastaj shtoi: Ky hadith është dëshmi për obligimin e prefeksionimit të abdesit – pra që çdo pjesë e obliguar të lahet siç duhet, duke arritur uji në vendin e duhur dhe çdo gjymtyrë të marrë hakun e vet në larje.

16 – Ndër vendet e tjera që shpesh lihen të pa lagura:

Disa njerëz gjatë marjes së abdesit mund të mbajnë në dorë një orë ose në gisht një unazë. Këto objekte mund ta pengojnë ujin që të arrijë në vendin e duhur, duke e bërë kështu abdesin të pavlefshëm.

Në këtë rast, personi duhet ta heqë orën ose unazën, ose t’i lëvizë nga vendi i tyre që uji të përfshijë gjithë gjymtyrën dhe abdesi të plotësohet.

Imam Buhariu ka thënë: “Ibn Sirin e lante vendin nën unazë kur merrte abdes.”

17 – Gjithashtu, tek disa njerëz ndodh që mbi duart e tyre të bie një lloj boje që përdoret për lyerjen e mureve, e njohur si bojë vaji, latex, etj.

Nëse kjo bojë bie mbi dorë dhe formon një shtresë që e pengon ujin të arrijë tek lëkura, atëherë abdesi është i mangët.

Prandaj, kujtdo që i ndodh kjo, duhet ta heqë bojën para abdesit duke përdorur materiale të posaçme për pastrim si kerozinën apo të ngjashme me të.

18 – Një tjetër rast është kur disa gra vendosin mbi thonjtë e tyre të ashtuquajturin “manikyr” (bojë për thonj).

Kjo shtresë është e trashë dhe e pengon ujin të arrijë te thonjtë, duke e bërë abdesin të pavlefshëm, sepse një nga kushtet themelore të abdesit është që uji të arrijë te çdo pjesë e detyruar për larje.

Prandaj, është detyrë për gratë që vendosin këtë lloj boje (manikyri), ta heqin atë para marrjes së abdesit, në mënyrë që uji të përfshijë tërësisht pjesën e mbuluar dhe abdesi të jetë i plotë.”

✍ Dr Abdul Aziz es Sed’han

Dosje:

Loading...