Urtësia pas frymëzimit të profetëve për të ruajtur bagëtitë para se tu vinte shpallja profetike!
Hafidhi (Ibn Haxher) në veprën e tij “Fet’h al Bari” ka thënë:
Dijetarët kanë thënë: Urtësia që qëndron pas frymëzimit hyjnor ndaj profetëve që të kullosin delet para se të ngarkohen me misionin profetik, është si më poshtë:
1- Të ushtrohen me kujdesin ndaj tyre për atë që do t’u ngarkohet më vonë nga udhëheqja e popujve.
2- Shoqërimi me bagëtitë sjell në shpirt butësi dhe mëshirë, pasi kur njeriu duron në kullotjen dhe në mbledhjen e tyre pas shpërndarjes në kullotë, në bartjen nga një vend në tjetrin, në mbrojtjen e tyre nga grabitqarët dhe të tjerët, në njohjen e natyrave të ndryshme dhe të përhapjes së madhe të tyre, me gjithë dobësinë që i karakterizon dhe nevojën që kanë për përkujdesje të vazhdueshme, atëherë nga kjo profetët mësojnë të durojnë me popullin, të kuptojnë ndryshimet e natyrave të njerëzve dhe shkallët e ndryshme të logjikës së tyre. Dhe kështu ata arrijnë t’i korrigjojnë të metat, të jenë të butë me të dobëtit prej tyre dhe të përkujdesen në mënyrë të vazhdueshme për ta. Mbartja e mundimit të kësaj detyre do t’iu bëhet më e lehtë sesa nëse do t’u ishte ngarkuar që nga fillimi, sepse përmes kullotjes së bagëtive ndodh një përgatitje graduale për të përballuar barrën e udhëheqjes së umetit.
3 – Në përmendjen që bëri Profeti ﷺ për këtë gjë edhe pse ai ishte më i nderuari i krijesave tek Allahu, ka një shenjë të thellë për përuljen e tij të madhe ndaj Zotit, një shprehje të qartë të mirësisë së Allahut ndaj tij dhe ndaj vëllezërve të tij nga profetët. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi të gjithë profetët!
Marrë nga libri: “El muhtesar fi es-sirah en-nebevijeh”, studim i redaktuar, fq. 15.
Autor: Musa ibn Rashid el Azimij
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- A keni dëgjuar për këtë sahabi: El-Haxhaxh ibn Al-lat Udha e Besimtarëve
- Disa fragmente nga jeta e shejh Abdul Aziz Al Sheih Udha e Besimtarëve
- Dijetarët reformatorë nuk u shpëtojnë kurrë sulmeve Udha e Besimtarëve
- Kur injoranca përplaset me dijen; përgjigje për sulmet ndaj shejh Albanit Udha e Besimtarëve
- Kur fjala dhe vepra bëhen një Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin