Pyetje: A është e saktë të thërriten dy ezane përveç ikametit ditën e xhuma?
Përgjigje: Xhumaja nuk ka tjetër përveç një ezan i cili thërritet kur ngjitet hatibi në minber, gjë e cila vërtetohet nga Suneti praktik i saktë. Profeti -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- dilte për në xhami kur hynte koha, drejtohej nga minberi, ngjitej në të, kthehej nga njerëzit e pranishëm në xhami u jepte selam dhe pastaj ulej. Bilali qëndronte tek dera e xhamisë duke pritur, sapo e shihte që Profeti -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ulej, atëherë Bilali ngrihej dhe thërriste ezanin. Kur Bilali mbaronte, atëherë Profeti -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- ngrihej dhe e fillonte hytben. Ezani që u shtua nga Uthmani në vendin e quajtur Zeura thërritej para se të hynte koha me qëllimin që të lajmëroheshin njerëzit për afrimin e kohës së xhumasë ashtu që njerëzit të përgatiteshin. Allahu e dinë më së miri.
Marrë nga libri Fetvatë e shejh Muhamed Halil Herras fq 209
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije