U nis me trup të lodhur, por me zemër të gjallë
Pas shpërnguljes (Hixhretit) të Profetit ﷺ dhe shokëve të tij nga Meka në Jethrib (Medinë), në Mekë mbetën vetëm pak muslimanë që nuk kishin mundur të shpërnguleshin për shkak të sëmundjes ose pleqërisë. Ndër këta ishte edhe sahabiu i nderuar Damra ibn Xhundub – Allahu qoftë i kënaqur me të.
Ai nuk ishte në gjendje të përballonte lodhjen e udhëtimit dhe vapën e shkretëtirës, ndaj mbeti në Mekë pa dëshirën e tij. Megjithatë, ai – Allahu qoftë i kënaqur me të – nuk e duroi dot qëndrimin mes idhujtarëve. Vendosi të mbështetej në forcën e fundit që i kishte mbetur, të anashkalonte sëmundjen dhe moshën e tij, dhe të nisej drejt Jethribit (Medines).
Gjatë rrugës, sëmundja iu përkeqësua dhe ai e kuptoi se vdekja i ishte afruar dhe se nuk do të arrinte të takonte Profetin ﷺ dhe as shokët e tij. Ai ndaloi, goditi njërën dorë me tjetrën dhe tha:
“O Allah, kjo është besëlidhja ime me Ty.”
Pastaj goditi dorën tjetër dhe tha:
“Dhe kjo është besëlidhja ime me Profetin Tënd.” Më pas, ra i vdekur.
Xhibrili عليه السلام zbriti te Profeti ﷺ dhe e njoftoi për atë që i kishte ndodhur Damras dhe Allahu i Lartësuar zbriti fjalën e Tij:
“E kushdo që del nga shtëpia e tij për t’u shpërngulur tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, e pastaj e zë vdekja, shpërblimi i tij tashmë është i siguruar tek Allahu. Dhe Allahu është Falës, Mëshirues.” En-Nisa: 100.
Profeti ﷺ i mblodhi shokët e tij dhe i njoftoi për çështjen e Damras, dhe tha fjalën e tij të njohur: “Veprat vlerësohen vetëm sipas qëllimeve.”
Kështu, Damra fitoi një nder që pakkush e kishte arritur: për të zbriti Kuran dhe Sunet.
✅ Puna me Allahun nuk kushtëzohet me arritjen e qëllimit; mjafton të vdesësh duke punuar dhe duke ecur drejt Tij, për sa kohë që qëllimi yt është për Allahun.
✅ Ne jemi të ngarkuar të ecim në rrugë, jo domosdoshmërisht të arrijmë në fund.
Përshtati: Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Ambicia që nuk njeh moshë Udha e Besimtarëve
- Si nisi Orientalizmi: gjurmët e fshehta të misionit të Raymond Lull Udha e Besimtarëve
- Kur do ta arrijmë përkushtimin e sahabëve në namaz? Udha e Besimtarëve
- Mësime nga Hendeku: Sinqeriteti dhe qëndrueshmëria e besimtarëve përballë hipokrizisë Udha e Besimtarëve
- Ofensiva e mongolëve në territoret muslimane Udha e Besimtarëve