Kur Shkrimi bëhet adhurim

May 5, 2026

📜 ​”Kur Shkrimi bëhet adhurim: Përmbyllja e Librave në Kohë të Bekuara”

Procesi i shkrimit dhe hulumtimit tek dijetarët nuk ishte thjesht një punë intelektuale, por një akt i lartë adhurimi. Ata nuk shihnin ndarje mes festës, adhurimit dhe penës; për ta, përfundimi i një libri ishte “kurbani” dhe “festa” e tyre më e madhe.

​✍ Shtatë dëshmi mahnitëse:

Në kohën kur njerëzit garonin drejt sofrave të gëzimit dhe i përkushtoheshin adhurimit në sezonet e vlefshme, kishte burra që festën e kthenin në mjet shkrimi, Natën e Kadrit në tryezë kërkimi dhe Ditën e Kurbanit duke përmbyllur vepra voluminoze!

Ata nuk e shihnin dijen si rivale të adhurimit, por si majën dhe formën më fisnike të tij; kështu bashkuan kënaqësinë e adhurimit me kënaqësinë e penës në të njëjtën kohë.

1- ​Hafidh el-Mizzi (v. 742 h.): Përfundoi veprën e tij gjigante “Tehdhib el-Kemal” ditën e Kurban Bajramit, në vitin 712 h. Edhe në festë, ai ishte i zhytur në dije dhe shkrim!

2- ​Ibn el-Kajimi (v. 751 h.): Për veprën “Tehdhib Sunen Ebi Dawud” punoi katër muaj. Përfundimi i kësaj vepre u bë në Hixhr (pranë Qabes), nën Mizab (manteun e shiut të Qabes), kur ai ishte vetëm 41 vjeç.

3- ​Ibn el-Xhezeriu (v. 833 h.): Për librin e tij “Et-Temhid fi ‘Ilm et-Texhvid” tha: “Shkrimin e këtij libri e përfundova në pjesë e fundit të natës kur zbret Allahu i Lartësuar.”

4- ​Ibn Haxheri (v. 852 h.): Në mbyllje të veprës “Tehdhib et-Tehdhib” shkroi: “E përfundova atë në Ditën e Kurbanit.”

5- ​Es-Sujuti (v. 911 h.): Tregon: “Mbarova kopjen përfundimtare të tefsirit ‘Ed-Durr el-Menthur’ ditën e Fitër Bajramit, në vitin 898 h.”

6- ​Katib Çelebi (v. 1067 h.): Veprën “Sul-lem el-Wusul ila Tabaqat el-Fuhul” e përfundoi në Natën e Kadrit të vitit 1053 h. (Edhe pse përcaktimi i saktë i Natës së Kadrit është i diskutueshëm, ai mund t’i jetë referuar natës së 27-të sipas mendimit të përhapur tek Muslimanët).

7- ​El-Mekarri (v. 1041 h.): Përfundoi librin e tij të famshëm “Nafh et-Tijb” në mbrëmjen e natës së 27-të të Ramazanit, në Kajron e mbrojtur.

​Shikoni pra se si këta njerëz i pritën sezonet më fisnike me adhurimet më fisnike: dijen si kërkim dhe shkrimin si akt përkushtimi! Ata shijuan një mirësi që e njohin vetëm ata që e kanë provuar, dhe një kënaqësi që pena e ka të vështirë ta përshkruajë.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...