Shejhul Islam Ibn Tejmije (v. 728 H/1328 G) thotë:Marrëdhëniet dhe punët e njerëzve në këtë botë gjejnë ekuilibër (funksionojnë) me drejtësi, edhe nëse ajo shoqërohet me lloje të ndryshme gjynahesh.Për këtë arsye është thënë:
“Allahu e ngre dhe e bën funksional shtetin e drejtë edhe nëse është jomusliman, dhe e rrënon shtetin e padrejtë edhe nëse është musliman.”Gjithashtu thuhet:“Dynjallëku zgjat dhe mbijeton me drejtësi dhe mosbesim, dhe nuk mund të zgjasë me padrejtësi dhe Islam.”Profeti ﷺ thotë:“Nuk ka gjynah që meriton ndëshkim më të shpejtë në këtë botë, sesa shtypja (padrejtësia) dhe shkëputja e lidhjeve farefisnore.”Prandaj, shtypësi mposhtet në këtë botë edhe nëse është i falur dhe i mëshiruar në botën tjetër, dhe kjo sepse drejtësia është rregullatori i çdo gjëje.
Nëse çështjet e kësaj bote ndërtohen mbi drejtësi, ato do funksionojnë edhe nëse personi në fjalë nuk ka asnjë pjesë shpërblimi në botën tjetër.Përkundrazi, nëse ato nuk ndërtohen mbi drejtësi, nuk do të funksionojnë, edhe nëse ai ka aq besim sa të shpërblehet në botën tjetër.”Marrë nga libri: “Mexhmu’ul Fetuaua” 28/146.Përktheu: Dr. Fatmir Strumi
Dosje: #padrejtësia, Histori
Të Ngjashme
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Normalizimi i imoralitetit – hap drejt shkatërrimit të shoqërisë Dr. Fatmir Strumi
- Fatkeqësia e vdekjes së dijetarëve Dr. Behar Hyseni
- Debati dhe polemika – sëmundja që privon nga bereqeti i dijes Dr. Fatmir Strumi
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije