Një nga detyrimet e abdesit është larja e duarve nga majat e gishtave deri te bërrylat, madje duhet larë edhe pak më lart se bërryli për t’u siguruar se ai është larë plotësisht.
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ
“O ju që besuat! Kur doni të falni namazin, lani fytyrat dhe duart tuaja deri në bërryla. Fshijeni kokën (me dorë të lagur) dhe lani këmbët tuaja deri në kyçe.” | El Maide: 6.
Ajeti kuranor tregon se katër gjymtyrët që duhen larë apo duhet t’iu jepet mes’h janë:
• Larja e fytyrës.
• Larja e duarve deri në bërryla.
• Mes’hi i kokës (fshirja e saj).
• Larja e këmbëve deri në kyçe.
Disa njerëz duke qenë se i lajnë duart deri te kyçet në fillim të abdesit, mjaftohen me atë larje. Më pas, pasi lajnë fytyrën e nisin larjen e krahëve vetëm nga kyçet e dorës deri te bërryli, duke e lënë pëllëmbën dhe gishtat pa i larë sërish.
Pikërisht ky veprim e bën abdesin të pavlefshëm, pasi që konsiderohet se nuk i larë duart të plota sikurse është urdhëruar në ajetin kuranor. Ose më saktë ka larë pjesën nga majat e gishtave deri të kyçet në fillim të abdesit, para larjes së fytyrës, e më pas ka larë pjesën nga kyçet e dorës deri te bërryli, dhe në këtë mënyrë nuk ka respektuar radhitjen e përcaktuar në Kuran.
Marrja e abdesit sipas radhës së përmendur në Kuran është obligim.
Të gjitha hadithet që përshkruajnë abdesin e Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e konfirmojnë këtë radhitje. Nëse kjo radhë cënohet ose gjymtyra nuk lahet e plotë në kohën e vet, abdesi konsiderohet i pavlefshëm sipas shumë dijetarëve.
Dosje: abdesi
Të Ngjashme
- Prej gjërave më të mira që mund t’i jepet robit është jeta e gjatë me vepra të mira Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi