Sado të ngrihet diçka prej kësaj dunjaje do t’i vijë koha të bjerë

September 17, 2013

Enes bin Malik thotë: Deveja e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem El Adba nuk garohej nga asnjë deve tjetër. Por një ditë erdhi një beduin me një deve të re, e cila garoi me devenë e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ia kaloi asaj. Kjo sikur i rëndoi pak shokët e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndërkohë që ai u tha: “Eshtë hak (e vërtetë, ligj) i Allahut që sado të ngrihet diçka, do t’i vijë koha të bjerë poshtë.”

Në një version tjetër përsëri në “Sahihun” e Buhariut, thuhet: “Vërtetë është hak (ligj) për Allahun që sado të ngrihet diçka prej kësaj dunjaje, të vijë koha e të bjerë poshtë.”

Imam Ibën Kajimi pas këtyre fjalëve thotë: Medito pak në fjalët e transmetimit të parë; “sado të ngrihet diçka”, ndërsa në versionin e dytë; “sado të ngrihet diçka prej kësaj dunjaje do të vijë koha e të bjerë poshtë”. Pra e quajti rënien për atë që ngrihet dhe lartësohet (në çështjet e kësaj bote), dhe jo për atë që e lartëson dhe e ngre Allahu. Sepse kur Allahu e lartëson dhe e krenon robin me bindje ndaj Tij, ai asnjëherë nuk mund të bjerë poshtë.

 

Marrë nga libri: “El furusije” fq. 91.

Përktheu: Fation Isufi

Dosje:

Loading...