Vizita e varreve sipas qëllimit të njerëzve

December 6, 2013

Imam Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Lloji i parë: E lejuar, e në këtë bën pjesë kur personi i viziton ato për të bërë dua për banorët e saj (varreve) ose për të përkujtuar botën tjetër.

Lloji i dytë: T’i vizitojë për të lexuar Kuran tek to, për të falur namaz ose për të bërë kurban tek varret. Të gjitha këto janë bidat dhe prej rrugëve që të shpien në shirk.

Lloji i tretë: T’i vizitojë ato (varret) për të bërë kurban për të vdekurin dhe të afrohet tek ai me këtë veprim, për t’iu lutur të vdekurit pos Allahut, për të kërkuar lehtësim (të gjendjes) ose ndihmë. Këto janë shirk i madh.

Marrë nga libri: “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 13.

Dosje:

Loading...