Gjykimi për ushqimet që ofrohen me rastin e festave jo-islame

December 26, 2013

Gjykimi për ushqimet që ofrohen me rastin e festave jo-islame
Shejh Muhamed Alij Ferkusi hafidhehullah në lidhje me këtë çështje ndër të tjera thotë:
çdo lloj feste tjetër fetare përveç atyre festave(Bajrameve),nuk lejohet të festohet,si psh Krishtlindjet,Viti i ri,festa e nënës,ndonjë ditëlindje tek çifutët,apo festat e rafidijve si ajo e Gudejrit,Ashuraja,fillimi i Shabanit,mesi i tij,Rexhebi,mevludi që është i tyre dhe i sufijve,fillimi i shekullit sipas hixhretit,etj nga këto festa të shpikura,në të cilat shumë nga muslimanët ndoqën rrugën e armiqve të Allahut:çifutëve dhe të krishterëve,etj,duke i imituar ata në festimet e tyre,sjelljet e tyre dhe praktikat e tjera të jetës.Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Do i ndiqni hapat e atyre që kanë qenë para jush pëllëmbë për pëllëmbë,hap pas hapi,asqë dhe po hynë në vrimën e dab-bit(zvarranik shkretëtire) do i ndiqnit aty.Thamë :O i dërguari i Allahut! A ke për qëllim,do ndjekin çifutët dhe të krishterët? Tha: E kë tjetër?!” (Transmeton Buhariu 7320 dhe Muslimi 6952)
Ndaj është detyrë braktisja e çdo feste që Allahu nuk na e ka bërë të ligjshme,si dhe shtojcat dhe veprimtaritë shoqëruese të tyre,si psh ligjëratat,predikimet,ushqimet,organizimet festive,sepse rregulli fetar thotë:Shtojcat e bashkangjitura të diçkaje kanë të njëjtin gjykim me të.
(Shkëputur nga artikulli:Gjykimi i ushqimeve të përgatitura për festat e shpikura
http://www.ferkous.com/site/rep/Bb16.php)

U pyet shejh Albani në telefon:Shejh, a lejohet që të hahet ushqimi që ofrohet nga të krishterët për festat e tyre?
Shejhu:Jo,nuk lejohet.
(Nga seria e kasetave:Silsiletul Huda uen–nur nr 565,minuta 19.)

Pyetje:Cili është gjykimi për ngrënien e ushqimeve që përgatiten me rastin e festave të krishtera? A lejohet përgjigjia e ftesës së tyre për të marrë pjesë në festimet që ata bëjnë me rastin e Krishtlindjeve?
Përgjigje:Nuk lejohet festimi i festave të shpikura,siç është festa e Krishtlindjeve apo Nevruzi,apo edhe ato të shpikura nga muslimanët si psh mevludi,festa e israsë,etj. Gjithashtu nuk lejohet ngrënia e ushqimeve që të krishterët përgatisin në sezonin e festave të tyre dhe as nuk lejohet t`u përgjigjesh ftesës së tyre në festimet që ata ndërmarrin,sepse kjo përgjigje e ftesës i inkurajon ata për më tepër dhe pohimin e shpikjeve që ata bëjnë,duke qenë shkak për mshtrimin e njerëzve të paditur dhe duke bërë që këta të fundit të besojnë se kjo qenka diçka e lejuar. Uallahu ealem.
(El-Lu`lu el mekijn min fetaua Ibn Xhibrin fq 27)

Përktheu:Shuajb Rexha

Dosje: ,

Loading...