Ku ndodhet Allahu?

August 12, 2014

Allahu i Madhëruar thotë: “I Gjithëmëshirshmi mbi fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).” | Ta ha: 5.

Allahu i Madhëruar thotë: “E pastaj u ngrit mbi fronin hyjnor…” në gjashtë vende në Kuran, e ato janë:

  1. Suretu El Earaf, ajeti 54.
  2. Suretu Junus, ajeti 3.
  3. Suretu Er Rad, ajeti 2.
  4. Suretu El Furkan, ajeti 59.
  5. Suretu Es Sexhde, ajeti 4.
  6. Suretu El Hadid, ajeti 4.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet.” | El En’am: 18, 61.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ata i frikësohen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë atë që u urdhërohet.” | En Nahl: 50.

Gjithashtu, i Madhëruari thotë: “Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë.” | Fatir: 10.

Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur Allahu krijoi krijesat, shkruajti në librin e Tij i cili ndodhet lart mbi Arsh: Mëshira Ime ia ka kaluar hidhërimit Tim.” Buhariu 4/73 në “Et teuhid” 8/176 dhe 216, dhe Muslimi në “Et teubeh” 4/2107.

Transmetohet nga Muauije bin el Hakem es Sulemi se ka thënë: “Kam pasur një robëreshë e cila ruante bagëtinë time ndërmjet Uhudit dhe El Xheuanijeh. Një ditë prej ditësh vërejta ujkun duke u larguar me një prej deleve nga bagëtia që ajo ruante. Meqë unë jam njeri prej bijve të Ademit, u hidhërova ashtu si hidhërohen (njerëzit) dhe e godita atë. Shkova tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tregova për këtë rast, por atij nuk i erdhi mirë.

Thashë: O i Dërguari i Allahut, a ta liroj atë?

Tha: Ma sillni atë këtu.

Ia solla dhe ai i tha: Ku është Allahu?

Tha: Lart mbi qiej.

Tha: Kush jam unë?

Tha: Ti je i Dërguari i Allahut.

Tha: Liroje ngase ajo është besimtare.” E transmeton Muslimi 1/382.

 

Marrë nga libri: “El kaulul mufid fi edileti et teuhid”.

Autor: Shejh Ebu Ibrahim Muhamed bin Abduluehab bin Ali el Uesabi el Abdeli

San’a/ 23 i muajit Xhumadel Ula/ 1406 h.

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...