Pyetje: Bëra nijet të ngrihesha në mesin e natës për të falur namazin e vitrit. Kur u ngrita herët fala namaz nate para se të fal vitrin, porse kjo më mori kohë dhe kështu u thirr ezani i sabahut. A duhet ta fal vitrin pas futjes së kohës së namazit të sabahut apo të fal sabahun dhe ta lë vitrin pas faljes së sabahut?
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Nëse thirret ezani i sabahut dhe personi nuk e ka falur vitrin, atëherë ai e shtyn atë për në kohën e duhasë ose pasi të ngrihet dielli (pas lindjes së diellit) duke falur sa t’i vij më lehtë. Mund të fal dy rekate ose katër; dy e nga dy. Nëse prej traditës së tij është që e fal vitrin me tri rekate e nuk e fal dot (vetëm se pas sabahut) atëherë ai e fal atë në kohën e duhasë katër rekate duke dhënë dy selame (2+2).
Nëse prej traditës së tij është që e fal vitrin pesë rekate e nuk mundet që ta fal natën, atëherë e fal atë në kohën e duhasë gjashtë rekate me tri selame (2+2+2). Kështu vepronte alejhis salatu ues selam në shumicën e rasteve. Falte njëmbëdhjetë rekate e kur sëmurej ose e kaplonte gjumi, falte ditën dymbëdhjetë rekate.
Kështu ka thënë Aisha radijAllahu anha. Pra falte dymbëdhjetë rekate, d.m.th. me gjashtë selame (2+2+2+2+2+2). Duke dhënë selam pas dy rekateve alejhis salatu ues selam. Kjo është e ligjëruar dhe për umetin, pra, që ta pasojë atë alejhis salatu ues selam.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen