Vlera e thirrjes së ezanit dhe vlera e muezinit!
Ibn Umeri – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcjell se Pejgamberi – paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:
“Ai i cili e thërret ezanin dymbëdhjetë vite i bëhet obligim Xheneti, dhe i shkruhet atij për ezanin – sa herë që e thërret – gjashtëdhjetë sevape dhe për ikametin tridhjete sevape”.[1]
Thotë shejh Albani – Allahu e mëshiroftë:
“Në këtë hadith tregohet qartë vlera e muezinit, i cili shpreson shpërblimin për ezanin e tij vetëm prej Allahut, për gjithë këtë kohë që është e përmendur (në hadith). Dihet se ky shpërblim është i kushtëzuar për atë që e thërret ezanin me sinqeritet vetëm për Allahun e Lartësuar, duke mos kërkuar pagesë me këtë vepër, e nuk e bën atë për syfaqësi, e as për krenari. E themi këtë duke u bazuar në shumë argumente të vërtetuara në Kuran dhe Sunet, të cilat tregojnë se Allahu nuk pranon prej punëve vetëm se atë që është e sinqertë për Të.
(Shiko kapitullin e “Syfaqësisë” në fillimin e librit “Tergib ue Terhib” të Mundhirit).
Si dhe është saktësuar se një person shkoi tek Ibn Umeri dhe i tha: “Unë të dua për hir të Allahut!” Ai i tha: “Atëherë dëshmo se unë të urrej për hir të Allahut! – Ai i tha: Përse?! – (Ibn Umeri i) Tha: Sepse ti e dredh zërin ne ezanin tënd, dhe merr pagesë për thirrjen e tij.”
Prej gjërave që vërtet janë për të ardhur keq është se: Ky adhurim kaq i madh, dhe ky simbol i Islamit janë larguar prej tij shumica e dijetarëve muslimanë në vendin tonë. Nuk arrin të gjesh ndonjërin prej tyre që të thërrasë ezanin në ndonjë xhami, përveç atyre që dëshiron Allahu. Ndoshta edhe mund të kenë turp që ta kryejnë një vepër të tillë (thirrjen e ezanit), ku në të njëjtën kohë mund t’i shikosh që garojnë për tu bërë imam, apo edhe mund të grinden për atë post.
Tek Allahu ankohemi për gjërat e pazakonta të kësaj kohe!
Silsiletu Sahiha, hadithi numër (42) faqe: (1/102-103)
Përktheu: Ylli Rama
[1] Transmeton Ibn Maxhe me numër (728) dhe Hakimi (1/205), e prej tij Bejhekiu (1/433), Ibn Adij (1/220) dhe Begaviu në “Sherh Es-Sune” (1/58) dhe Dija ne “El-Munteka min meusuatihi bi Merv” (1/32). Të gjithë këta nga Abdullah ibn Salih se ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ejubi nga Ibn Xhurejxh nga Nafi nga Ibn Umeri… hadithi.
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve