A mund të konsiderohet vdekja e befasishme prej shenjave të Kijametit?

February 3, 2015

Pyetje: A mund të konsiderohet vdekja e befasishme prej shenjave të Kijametit? A ka diçka që të mbron prej saj? A është e mjaftueshme vetëm të kërkosh që Allahu të të ruaj (prej saj)?

Përgjigje: Është transmetuar në disa hadithe që tregojnë se vdekjet e bafasishme do të shtohen para ardhjes së Kijametit. Kjo lloj vdekjeje konsiderohet marrje zemërimi ndaj njeriut të keq, kurse rehati e qetësi për besimtarin. Ndodh që edhe besimtari të vdesë befasisht me ndonjë infarkt apo diçka tjetër dhe kjo për të është rehati dhe mirësi prej Zotit të Madhëruar. Kjo për arsyen se ai është përgatitur, është udhëzuar, është bërë gati duke u përpjekur në të mira, dhe i vjen vdekja befas ndërkohë që është në gjendje të mirë dhe vdes me punë të mira. Në këtë mënyrë qetësohet nga vështirësitë, nga lodhjet dhe nga mundimet e vdekjes. Ndërsa për njeriun e keq nëse i ndodh konsiderohet marrje zemërimi ndaj tij, sepse ai vdes befas në gjendjen më të keqe. Lusim Allahun të na ruaj dhe vetëm tek Ai kërkojmë strehim!

 

Autor: Abdul Aziz bin Baz

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...