Kush është mesatarja?

March 14, 2015

Pyetja: Cili është gjykimi për atë njeri që kur këshillohet për diçka e cila kundërshton sheriatin, shpejton të thotë: “Mos ji kaq i shtrënguar dhe fanatik, ji mesatar.” Shpresojmë sqarimin e kuptimit të mesatares. Allahu ua shpërbleftë me të mira.

Përgjigja: Ai që këshillohet për lënien e diçkaje të ndaluar në sheriat apo për zbatimin e ndonjë detyre (uaxhibi) e pastaj thotë një fjalë të tillë, nuk ka dyshim se është gabimtar. Përkundrazi, është detyrë për të që kur dikush e këshillon ta falenderojë dhe të shikojë në çështjen e tij. Nëse ajo për të cilën u këshillua është e vërtetë, atëherë le t’i largohet haramit dhe të zbatojë uaxhibin.

Ndërsa përsa i përket fjalës së tij; “Ti je shumë i shtrënguar”, – duhet ditur se shtrëngimi, lehtësimi dhe mesatarja, të gjitha këto kthehen tek sheriati. Ajo që përputhet me sheriatin është mesatare (dhe drejtësi), ajo që teprohet mbi të është shtrëngim e ajo që pakësohet prej tij është mangësim (dobësi në fe). Peshore në këto gjëra është sheriati. Kuptimi i mesatares është përputhshmëria me sheriatin, pra ajo që përputhet me sheriatin është mesatare.

Fetva e shejh Uthejminit e firmosur prej tij.

“Fetaua ulemail beledil haram”, fq. 922, botimi i parë, viti 1999.

Dosje:

Loading...