“A më lejohet mua që tu jap para fëmijëve të mi, për t’i nxitur ata të përsërisin Kuranin që dinë përmendësh?
Është saktësuar tek Ebu Ubejdi në “Fedailul Kur’an” se Umeri (radijallahu teala anhu) u jepte parà hafizave të Kuranit, nga arka e shtetit.
Prandaj nëse babai i premton djalit të tij se, nëse mëson suren Bekarah do t’i japë psh 50 dinarë (euro), apo 100 dinarë, nuk ka problem në këtë punë.
Sepse pritja e shpërblimit prej Allahut dhe fitimi i diçkaje prej pasurisë (në formë hallall, siç është edhe kjo) nuk e hedhin poshtë, e as e kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Kështu pra, këto dhurata janë të lejuara dhe ato janë saktësuar edhe prej Umerit – Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me të.”
Përktheu: Emin Bilali.
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije