Ngritja e duarve kur imami lutet gjatë hytbes

April 12, 2015

Pyetje: Cili është gjykimi i ngritjes së duarve nga ana e xhematit për të thënë “Amin” në kohën kur imami bën dua në hutben e xhuma? Dhe kush është gjykimi i ngritjes së zërit në thënin “Amin!”?

 

Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Nuk është legjitime ngritja e duarve në hutben e xhuma si për imamin ashtu dhe për xhematin, sepse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe as kalifet e tij të drejtë udhëzuar. Por nëse imami në hutben e xhuma bën dua për shi’ në këtë rast është legjitime për të dhe për xhematin ngritja e duarve, sepse Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur bëri dua për rënien e shiut në hutben e xhuma i ngriti duart dhe po ashtu dhe njerëzit. Alalhu Madhëruar thotë: “Me të vërtete ju tek i Dërguari i Allahut keni shembullin më të mirë”. El Ahzab, 21

 

Përsa i përket thënies “Amin” nga ana e xhematit në duanë që bën imami gjatë hutbes së xhuma, nuk di të ketë ndonjë problem në këtë veprim, por duke mos e ngritur zërin. Alalhu është dhuruesi i suksesit!

 

Burimi “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 30

Pershtati Unejs Sheme

Loading...