Çfarë gjykimi ka namazi i gruas që falet me këmbë të zbuluara, apo kur i duket një pjesë e flokëve në pjesën e përparme?
Nëse kjo grua është injorante, apo nuk di. Dmth që nuk e di gjykimin e këtyre veprave, apo nuk ka dijeni se këmbët i ka të zbuluara (apo flokët), në këtë rast shpresoj që të jetë e justifikuar. Ndërsa kur e merr vesh gjykimin e këtyre veprave dhe vazhdon të falet ashtu, atëherë namazi i saj është i kotë (i prishur)!
Argument për këtë është historia e atij burrit që u fal si ai që çukit (si pula që çukit ushqimin me sqep, pra shpejt e shpejt). Kur e pa Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i tha: “Kthehu dhe falu sepse nuk je falur!” Dhe u kthye burri e u fal njësoj si më parë. I tha Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kthehu dhe falu sepse nuk je falur” – atëherë ai i tha: Nuk di të falem ndryshe. Atëherë ja mësoi Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – namazin, dhe nuk e urdhëroi që t’i falte përsëri namazet e kaluara të cilat i kishte falur në këtë formë.
Dhe prerazi mund ta themi se: Përderisa në prezencë të Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – është falur në këtë formë, po kështu është falur edhe përpara se ta shikonte Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Dhe Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – pasi e mësoi se si të falej, nuk e urdhëroi që t’i falte përsëri namazet e kaluara.
Prandaj kjo motër që është falur me flokë të zbuluar, apo me këmbët e zbuluara dhe ajo nuk e di gjykimin e këtyre veprimeve, sidomos nëse është e madhe në moshë, apo e re në Islam, apo rrethana si këto, asaj duhet t’i mësohet (namazi i saktë, ku bën pjesë edhe mbulimi i gjithë trupit të saj, përveç shuplakave të duarve dhe fytyrës). Pastaj nëse ajo falet njësoj edhe pasi ka mësuar, atëherë namazi i saj është i kotë (i prishur).
Dhe Allahu i Lartësuar e di më së miri.
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve