Cili është qëndrimi fetar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të shtetit?
Përgjigja e shejh Sadit (Allahu e mëshiroftë!): Besojmë se zgjedhja dhe vendosja e kryetarit të shtetit është detyrë kolektive fard kifajeh e një populli. Duke qenë se njerëzit e kanë të domosdoshme përzgjedhjen e një prijësi, i cili angazhohet për rregullimin dhe mbarëvajtjen e çështjeve të tyre jetësore. Ai i mundëson besimtarëve që të kryejnë obligimet fetare, merr përsipër organizimin e mbrojtjes së vendit nga çdo kanosje ose rrezik, si dhe garanton zbatimin e drejtësisë, e në veçanti ekzekutimin e penaliteteve ndaj shkelësve të ligjit. Përderisa ai përzgjidhet për drejtimin e shtetit dhe i besohet kjo detyrë, natyrshëm lind obligueshmëria për bindje ndaj tij, në gjërat e drejta e të mbara dhe që nuk bien në kundërshtim me ligjin e Allahut, në mënyrë që pushteti i tij të jetë i plotë dhe funksional. Gjithashtu, përpjekja në rrugën e Allahut është e vlefshme nën udhëheqjen e tij, pavarësisht faktit nëse ai është ose jo i devotshëm. Për ne është detyrë që të jemi përkrah tij, në çdo vepër të mirë, si dhe t’i ofrojmë këshillën e sinqertë sa herë të jetë e nevojshme.
Të Ngjashme
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi
- Festat joislame – Dita e 1 Majit Dr. Fatmir Strumi
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi