Mënyra e tejemumit
1- Nijeti: vendi i nijetit është zemra, siç kaloi tek abdesi dhe gusli.
2- Bismila – ja.
3- Prekja e tokës së pastër me pëllëmbën e dorës, pastaj ti fryjë apo ti shkundë për të larguar pluhurin – nëse ka – pastaj fërkon (i jep mes’h) me to fytyrën dhe duart, siç ka ardhur në hadithin e Amar bin Jasirit – radija Allahu anhu – : “Të mjaftonte të prekje me dy duart tokën pastaj ti fryje, pastaj të fërkoje me to fytyrën dhe duart” .
Pjesa e mes’hit është pjesa ku pritet dora e vjedhësit.
Ka thënë Ibën Kudame në “Elmugnij”: “Duhet ti jepet mes’h duarve deri në vendin ku pritet dora e vjedhësit, këtë ka dhënë të kuptojë Ahmedi kur është pyetur për tejemumin, bëri me shenjë tek duart dhe nuk i kaloi dhe tha: Ka thënë Allahu i madhëruar: Vjedhësit dhe vjedhëses pritjani duart , deri ku pritet dora e vjedhësit? A nuk pritet deri këtu? Dhe bëri me shenjë deri në kyçe, na ka ardhur nga Ibën Abasi diçka e ngjashme”.
4- Prekja e duarve tokën vetëm një herë, nga fjala e profetit -sala Allahu alejhi ue selam-: “Tejemumi është fërkimi njëherë i fytyrës dhe i duarve” .
Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut
Të Ngjashme
- Festat jo-islame; Dita e 1 Majit si Shembull Dr. Fatmir Strumi
- Kushtet e lutjes së pranuar Udha e Besimtarëve
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi