A lejohet të merret ndihma sociale në vëndet europiane?

October 18, 2015

Pyetje: Personi merr ndihmë sociale nga qeveria jobesimtare në bazë të asaj se ai nuk punon. E nëse ai gjen punë kjo ndihmë sociale i ndërpritet atij, pose ai punon në mënyrë të fshehtë dhe nuk ua tregon këtë atyre (shtetit).

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!): Jo, kjo nuk lejohet. Asnjëra prej tyre nuk lejohet, qoftë nëse ai nuk punon (dhe merr ndihmë sociale) apo punon në mënyrë të fshehtë.

Nuk i lejohet muslimanit që t’ia shtrijë dorën jobesimtarit, sepse çështja është ashtu siç ka thënë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Dora e sipërme është më e mirë sesa dora e poshtme. Dora e sipërme është ajo që jep ndërsa dora e poshtme është ajo që merr”.

Dhe në ajetin kuranor gjendet ajo që është mëse e majftueshme: “dhe Allahu kurrë nuk do t’u japë mohuesve pushtet mbi besimtarët.” En-Nisa, 141.

Prej gjurmëve (pasojave) e jetesës (qëndrimit) të muslimanit në vendet e kufrit është: “si errësirat në detin e thellë, të cilat mbulohen nga dallgët që ngrihen njëra mbi tjetrën, duke pasur sipër tyre retë: shtresa errësire njëra mbi tjetrën”. En-Nur, 40

Silsiletul-huda uen-nur (623)

Dosje:

Loading...