Shejkhul Islam, Ibn Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë – për dijetarët e hadithit:
“…Ata janë njerëzit me mendje më të plotë, më të drejtët në kijas (krahasim, analogji), me mendime më të sakta, më të saktët në analizë, më të udhëzuarit në argumentim, më të drejtët në debat, dhe janë njerëzit me mendjemprehtësi (firaseh) më të plotë”
Dhe thotë në një vend tjetër:
“Por ata në raport me të tjerët veç tyre në këtë gjë, janë si muslimanët në raport me fetë e tjera. S’ka dyshim se te shumë prej muslimanëve ekziston: padrejtësia, injoranca, shpikjet në fe dhe shthurja, aq sa nuk e di plotësisht veçse Ai që ka përfshirë gjithçka me Dijen e Tij. Por çdo e keqe që gjendet tek disa prej muslimanëve ajo është më e shumtë tek të tjerët, dhe çdo e mirë që gjendet tek të tjerët ajo është tek ta (muslimanët) më e shumtë, më e lartë, dhe më e madhe. Kështu janë edhe dijetarët e hadithit në raport me të tjerët veç tyre.”
Nga “Mukhtesar el uluu lil alijil adhim” i shejkh Albanit – Allahu e mëshiroftë. Fq. 13-14.