Çfarë është dita e ashures?
Ka thënë Neveviu rahimehu Allahu عاشوراءُ وتاسوعاءُ janë dy emra memdude[1], kjo është e njohur në librat e gjuhës. Kanë thënë dijetarët tanë: ashura është dita e dhjetë e Muharremit kurse tesua është dita e nëntë … këtë e kanë thënë edhe xhumhurët (shumica e dijetarëve) … këtë e tregojnë dhe tekstet e haditheve , kjo është e njohur dhe tek gjuhëtarët (el-mexhmu).
Ky është emër islam që nuk është njohur në xhahilijet (para islamit).
Marrë nga libri: KishafAl- kine’ vëllimi i dytë – agjërimi i Muharremit.
Ka thënë IbënKudamerahimehu Allah: Ashura është dita e dhjetë e Muharremit, ky është dhe mendimi i SeidbinAl-Musejib dhe Hasenit sepse ka transmetuar IbënAbasi, ka thënë: “Ka urdhëruar profeti sala Allahu alejhiue selam për agjërimin e ditës së ashures në ditën e dhjetë të Muharremit”. E transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë: hadith hasen sahih.
[1]Term që lidhet me gramatikën e arabishtes, quhet çdo lloj emri që vjen në këtë formë me elif të zgjatur dhe hemze në fund.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen