Mëshira e dhuruar

November 16, 2015

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha (Allahu e ruajtë!) thotë:

“Robër të Allahut! Teprimi (ekstremizmi) në fe është gabim në të cilin kanë rënë një pjesë e muslimanëve.

Ata filluan t’i konsideronin njerëzit si jobesimtarë, të bënin të lejuar derdhjen e gjakut të tyre, të bënin vrasje, therje, terrorizëm dhe të sulmonin njerëzit e pafajshëm.

Këto veprime bënë që njerëzit të mendonin se Islami është fe e vrasjes dhe terrorizmit. Porse Islami është i pastër dhe -po ashtu- i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është i pastër nga vepimi i këtyre njerëzve.

Islami është fe e sigurisë, amanetit dhe besimit. Është feja e mëshirës. Ndërsa personaliteti i të Dërguarit tonë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk është ashtu siç e përshkruajnë (në librat dhe vizatimet e tyre) jobesimtarët.

Përkundrazi, ai sal-lAlalhu alejhi ue sel-lem u dërgua si mëshirë për botët. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” El-Enbija, 107.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Unë jam mëshirë e dhuruar”. Hadith autentik. E ka nxjerr Ed-Daramij (15), El-Hakimi (1/91) dhe El-Bejhaki në “Shubel-Ijman” (2/142). “Gajetul-Meram” (1). “Hajatus-Suadai”

Përktheu Unejs Sheme

Loading...