Pyetje: Çfarë është bidati dhe cilat janë llojet e tij?
Përgjigja: Bidati (shpikja në fe) është e kundërta e Sunetit.
Ai është dy llojesh:
1- Bidatet (shpikjet apo shtesat) në besim, të cilat janë: të besosh diçka tjetër, të ndryshme nga ajo që Allahu i ka kumtuar të Dërguarit të Tij.
Në lidhje me këtë Pejgamberi (Paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Umeti im do të përçahet në shtatëdhjetë e tre grupe dhe që të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit prej tyre.” E pyetën: “Cili është ai grup i shpëtuar o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Është ai që i përmbahet fesë (rrugës dhe metodologjisë) në të cilën jam unë dhe shokët e mi.”
Besimtari që i përmbahet këtij përshkrimi konsiderohet pasues i Sunetit (traditës profetike, rrugës profetike), ndërsa kush bën pjesë në grupet e tjera konsiderohet bidatçi (i devijuar).
S’ka dyshim se çdo bidat (risi në fe) është lajthitje dhe devijim. Bidatet nuk janë të gjitha të një niveli, ato ndryshojnë në varësi të largësisë dhe mospërputhjes që kanë me Sunetin.
2- Lloji i dytë është bidati në vepra. Ky lloj bidati përfshin kryerjen e adhurimeve në mënyrë të ndryshme nga ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij ka ligjëruar.
Gjithashtu, këtu përfshihen edhe rastet kur dikush e konsideron si të ndaluar diçka, ndërkohë që ajo nuk është ndaluar nga Allahu dhe as nga i Dërguari i Tij.
Personi që kryen një adhurim pa pasur për të ndonjë argument fetar, apo konsideron si të ndaluar diçka që Ligjvënësi (Allahu) nuk e ka ndaluar, ai ka shpikur në fe (ka bërë bidat).
(Pyetje pergjigje – Abdurrahman ibn Nasir ES SA’DI)
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve