Pyetje: Sa janë kategoritë e besimtarëve në varësi të veprave të tyre dhe cilat janë ato?
Përgjigje: Besimtarët ndahen në tre kategori:
1- Besimtarë që paraprijnë në punë të mira. Konsiderohen ata besimtarë që i kryejnë obligimet dhe veprat e pëlqyeshme, si dhe largohen nga ndalesat dhe veprat e papëlqyeshme.
2- Mesatarët. Konsiderohen ata besimtarë, të cilët mjaftohen me kryerjen e obligimeve dhe largimin nga veprat e ndaluara.
3- Të padrejtët, që e kanë ngarkuar veten e tyre. Në këtë kategori bëjnë pjesë ata besimtarë që i kanë përzier punët e mira me punë të këqija.
(Pyetje pergjigje – Abdurrahman ibn Nasir ES SA’DI)
Të Ngjashme
- Përdorimi i Pastës së Dhëmbëve Gjatë Agjërimit Lexhnetu Daime
- Reflektim rreth Ngjarjeve që Ndodhin në Vendet Muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban – nata e Beraetit Dr. Fatmir Strumi
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi