Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë! ) ështe pyetur: A saktësohet hadithi ” Kush lan të vdekurin le të lahet dhe kush e mban atë, atëhere le të marr abdes”?
Përgjigje: Hadithi i përmendur është daif (i dobët). Saktësohet nga Profeti ﷺ në hadithe të tjera se është e pëlqyeshme larja për atë që lanë të vdekurin.
Ndërsa përsa i përket atij që e mban atë, nuk saktësohet asgjë për marrjen abdes.
Nuk është e pëlqyeshme marrja abdes për atë që mban të vdekurin ngase nuk ka argument për këte. Burimi: Mexhmu fetaua ue mekalat (10/170) dhe “El-Feuaidul Xhilijeh” (55).
Shejh Albani ( Allahu e mëshiroftë! ) thotë : Ështe e pëlqyeshme për personin që mban të vdekurin të marr abdes. Bazuar në fjalën e Profetit ﷺ : ” Kush lanë të vdekurin le te lahet dhe kush e mban atë, atëherë le të marr abdes”.
Ky është hadith autentik, i cili ka ardhur në disa rrugë ku disa prej tyre janë të sakta, e disa të mira (hasen) siç i kam përmendur në “Irvaul-Galil” me nr (144).
Këtë e ka përforcuar Ibën Kajjimi, Ibën el-Kitan, Ibën Hazmi dhe Hafidhi (Ibën Haxher). Për më shumë kthehu “Et-Telkhisul-Habir” (2/134). Burimi: “Temamul-minneh”, ” Eth-Themerul-Mustetab” (1/12) dhe “Ahkamul-Xhenaiz” (102)
Përktheu Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve