Shejh Ali el-Hadadij (Allahu e ruajttë!): “Nuk i lejohet burrit të vesh këpucë që janë specifike për gratë dhe po ashtu nuk i lejohet gruas të vesh këpucë që janë specifike për burrat. Bazuar në përgjithësimin e ndalesës të përngjasimit të secilit prej dy gjinive më tjetrin. Por ka nga njerëzit që tolerojnë në lidhje me këtë pikë e në veçanti kur gjendet në shtëpinë e tij kur dëshiron të futet në guzhinë e vende të ngjashme.” (1)
Shejhu dhe muhadithi Abdulmuhsin el-Abbadi (Allahu e ruajttë!) është pyetur: Nëse burri vesh rrobat e gruas ose gruaja vesh rrobat e burrit, kjo gjatë kohës që janë në shtëpi dhe me familjen.
Shejhu (Allahu e ruajttë!) u përgjigjë: Kjo gjë nuk lejohet edhe nëse gjenden në shtëpi. Ndalimi nga përngjasimi nuk specifikohen vetëm shtëpinë e as rrugën, por është në të gjitha (gjendjet). (2)
(1) “Prej edukatës së muslimanit përgjatë ditës dhe natës”.
(2) “Shpjegimi i sunenu Ebi Daud” audiokaseta nr. (10)
Të Ngjashme
- Festat jo-islame; Dita e 1 Majit si Shembull Dr. Fatmir Strumi
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Muaji Rexheb mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e ndaluar Udha e Besimtarëve
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Dr. Fatmir Strumi