A është e saktë se me vrasjen e çfarëdo lloj gjarpëri lirohet një melek (ëngjëll)?
Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut.
Nuk ka origjinë në fe kjo fjalë. Nuk kanë lidhje gjarpërinjtë me Melaiket alejhim selam.
Melaiket janë robër të nderuar, nuk e kundërshtojnë Allahun në atë që i urdhëron dhe veprojnë atë që urdhërohen. Nuk janë robër të nënshtruar nga dikush tjetër veç Allahut dhe nuk ka mbi ta pushtet askush përveç Allahut të Lartësuar. Nuk ka fuqi mbi ta asnjë nga krijesat e Allahut , xhinnë qofshin apo diçka tjetër .
Thotë Allahu i Lartësuar: “Ata thanë se i Gjithmëshirshmi ka fëmijë (prej engjëjve), i pastër nga ç’do e metë është Ai, ata nuk janë tjetër veçse robër të nderuar. Ata nuk flasin para fjalës së Tij dhe veprojnë me urdhërin e Tij. Ai e di se çfarë kanë vepruar dhe çfarë do të veprojnë, ndërsa ata nuk ndërmjetësojnë vetëm për atë të cilin Ai është i kënaqur, e prej frikërespektit të Tij qëndrojnë me nderim dhe frikë”. Surja Enbija 26-28.
Dhe thotë i Lartësuari: “Dhe ata (melaiket) nuk zbresin vetëmse me urdhërin e Zotit tënd, Atij i përket gjithçka që është para nesh dhe gjithçka që është pas nesh dhe gjithçka që është në mes. Dhe Zoti yt nuk harron kurrë.” Surja Merjem-64.
Gjithashtu edhe i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sele, pa se Xhibrili i zbriste rrallë, dhe e urdhëroi Allahu Xhibrilin që ta lajmërojë atë se melaiket nuk mund ti zbresin atij vetëmse me urdhërin e Allahut”.
Fet’hu El-Kadijr 3/404.
Përktheu Genti Rushiti
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen