Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me personin që ha qep ose hudhër ka thënë: “Mos t’u afrohen xhamive tona.” Muslimi
Madje në kohën e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nëse gjenin dikë që kishte ngrënë qep apo hudhër e nxirrnin atë prej xhamisë dhe e largonin deri në “El-Bekia” në mënyrë që njerëzit mos të dëmtoheshin nga era e tij.
(Pyetje) Nëse sahabët e nxirrnin nga xhamia personin që hante hudhër ose qep, pse s’e linin atë t’u falte edhe nëse u ngarkonte me gjynah? Kjo do ishte më e lehtë sesa gjynahu i lënies së namazit me xhemat?
Përgjigje: Nëse njeriu nuk prezanton në xhami për namazin me xhemat për shkak të ngrënies së qepës ose hudhrës,[1] ai nuk ngarkohet me gjynah. Përveçse nëse ai i ka ngrënë ato me qëllim për të mos u falur me xhemat në xhami.
Cdo njeri që kundërmon erë të keqe nga e cila dëmtohen (ndjehen keq) njerëzit, a duhet ta nxjerrim nga xhami?
Po, çdo njeri që kundërmon erë të keqe nga e cila dëmtohen njerëzit e detyrojmë që të dal nga xhamia.
A ka të bëj çështja me ngrënien e qepës apo hudhrës apo ka të bëjë me erën e keqe?
Cështja ka të bëje me erën e keqe (për shkak të tyre). Prandaj nëse personi e largon erën e keqe, atëherë nuk ka problem (mund të falet në xhami me xhemat).
Sherh Sahihu el-Buhari vëll. 1
Përktheu: Unejs Sheme
[1] E çfarë mund të themi sot për mëkatin e prijes së duhanit, era e të cilit ndjehet si nga goja e pirësit ashtu dhe nga rrobat e tij?! Sh.p.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen