Pyetësi thotë: Cili është gjykimi i zgjatjes së flokëve përsa u përket burrave?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Gjykimi për zgjatjen e flokëve nga ana e burrave është prej gjërave të lejuara dhe nuk është prej suneteve. Një gjë e tillë është e lejuar.
Pra, i lejohet njeriut që t’i zgjasë flokët e tij po ashtu i lejohet që t’i rruaj ato, sepse Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem pa një fëmijë, të cilit ia kishin rruar një pjesë të kokës dhe pjesën tjetër ia kishin lënë i ndaloi nga kjo gjë dhe tha: “Rruajani të gjithë ose ia lëni të gjithë.”
Derisa zgjatja e flokëve konsiderohet prej gjërave të lejuara, atëherë njeriu le të shoh se si është tradita e njerëzve në vendin ku jeton. Nëse prej traditës së tyre është rruajtja e flokëve, atëherë le t’i rruaj ato në mënyrë që mos të dallohet nga të tjerët. E nëse prej traditës së tyre është mos rruajtja e flokëve, atëherë mos t’i rruaj flokët në mënyrë që mos të dallohet nga ata.
E nëse njerëzit nuk i japin rëndësi mënyrës sesi njeriu i mban flokët nëse i rruan apo i zgjatë, në këtë rast ai është i lirë të zgjedhë atë që dëshiron. Nëse do i rruan flokët dhe nëse do i zgjat ato.
Ne nuk i japim përparësi njërës mbi tjetrën (nuk themi se rruajtja është më e mirë sesa zgjatja as e kundërta).
Fetaua nurun ala ed-derb vëll 11.
Përktheu Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije