Pyetje: Përsa u përket orave të mëdha që vendosen nëpër xhami, të cilat gjatë leximit të Kuranit nxjerrin tinguj që ngjasojnë me tingujt e këmbanave, cili është gjykimi për këtë gjë?
Shejh Abdullah bin Humejd (Allahu e mëshiroftë!): Derisa këto ora vendosen për të treguar kohën dhe njohjen e saj, kjo nuk përbën asnjë problem dhe nuk ka asnjë ndalesë për këtë, sepse njohja e futjes së kohës së namazit është diçka e domosdoshme. Por, nëse tingulli që del prej këtyre orave është si ajo e këmbanave, kjo nuk duhet (të veprohet) dhe nuk lejohet për shkak të përngjasimit të këtyre orave (tingujve të tyre) me këmbanat e të krishtërëve dhe si rrjedhojë nuk mund të vendosen nëpër xhami. Ndërsa në lidhje me orat e tjera, nuk ka asnjë të keqe përdorimi i tyre për të treguar kohët e namazit. Allahu e di më së miri!
Fetaua nurun ala ed-derb
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Udha e Besimtarëve
- Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Cila është mënyra më e mirë e tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
- Vlerësimi i veprave nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
- A është e saktë shprehja “Vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve