Pyetësi thotë: A është i saktë hadithit: “Kush tregon kujdes ndaj tekbirit të ihramit për dyzet ditë, atij i shkruhen dy largime: largim nga zjarri dhe largim nga nifaku”?
Shejh Muhamed bin Abdullah es-Subejil: Hadithi është autentik. E transmeton Et-Tirmidhi merfuan (e ngre te Profeti alejhis-selam) nga Enes bin Malik radijAllahu anhu. Po ashtu e transmeton nga Enesi si meukuf. Teksti i tij është: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush falet dyzet ditë me xhemat (në xhami) duke arritur tekbirin e parë, atij i shkruhen dy largime: Largim nga zjarri dhe largim nga nifaku.” Allahu e di më së miri!
Fetaua ue Rasail Mukhtarah
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Zëvendësit e Djallit në Tokë! Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije