Pesë fetva nga sheikh Albani në lidhje me Shevalin.
Pyetja 1: Ai i cili e sheh vetëm hënën e Shevalit, a duhet ta çelë agjërimin?
Sheikh Albani:Të agjërojë me myslimanët dhe ta çelë me ta. Shikimi individual i cili nuk është marrë për bazë në sheriat nuk ka asnjë vlerë.
Shih: FetauaRabig, kaseta nr. 6.
Pyetja 2: A duhet gruaja të fillojë me kazanë e ditëve që i ka çelë (nga ramazani) apo me agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit?
Shejh Albani: Ajo duhet fillimisht të agjërojë ditët e mbetura.
Shih SilsiletuHudaue Nur kaseta nr. 323.
Pyetje 3: Cila është më e mirë: agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit të ndara apo së bashku?
Shejh Albani: Ti agjërojë së bashku duke lënë vetëm ditën e xhuma dhe të shtunë.
Shih SilsiletuHudaue Nur kaseta nr. 325.
Pyetje 4: Agjëruesi i gjashtë ditëve të shevalit, a duhet ta çelë në rast se ftohet?
Shejh Albani: Detyrë nuk e ka ta çelë, por e pëlqyeshme është.
Shih SilsiletuHudaue Nur kaseta nr. 679.
Pyetje 5: Dikush ka ditë të pa agjëruara nga ramazani dhe do të arrijë edhe mirësinë e gjashtë ditëve të shevalit, a i lejohet atij të bashkojë mes dy nijeteve?
Shejh Albani:Nëse pyet se a lejohet përgjigjja është se po dhe unë po të përmend tre grada dhe myslimani zgjedh atë që do prej tyre:
E para dhe më e larta: të agjërojë ditët e ramazanit veç dhe shevalin veç sepse ne e dimë se çdo punë e mirë është me dhjetë të tilla në shpërblim dhe ai nëse agjëron një ditë të ramazanit ka për të pasur më e pakta dhjetë të mira dhe kur agjëron një ditë nga shevali do të ketë dhjetë të tilla dhe kështu bëhen njëzetë dhe kjo është më e mira.
E dyta: Kjo është për ata të cilët nuk kanë kohë a mundësi për një arsye a tjetër dhe do të agjërojë një ditë nga ato që i ka nga ramazani dhe i përngjit këtij nijeti dhe atë të gjashtë ditëve të shevalit. Këtij njeriu nuk i shkruhen dhjetë plus dhjetë por dhjetë plus një dhe kjo mirësi teke është për nijetin e tij të mirë për shkak të fjalës së profetit -alejhi selam- në hadithinkudsij: “Kur robi im vendos për një punë të mirë dhe nuk e bën atë shkruajani atij një të mirë e nëse e vepron atë shkruajani atë dhjetë deri në njëqind apo deri në shtatëqind apo më shumë të mira se Allahu ia shton kujt të dojë”. Pra kjo është grada e dytë, i shkruhen atij njëmmëdhjetë sevape.
E treta: Të agjërojë vetëm atë që ka detyrë edhe pse e di që është muaji i shevalit siç është praktika e shumë njerëzve që nuk interesohen për shevalin.
Shih kasetën te grupi El-Muteferikat nr. 176.
Shënim: Në fetvanë e fundit mendoj se shejh Albani nuk ka për qëllim arritjen e shpërblimit të përmendur në hadithin: “Kush agjëron ramazanin dhe e pason atë me gjashtë ditë nga shevali është si agjërimi i vitit” por ka për qëllim se ai shpërblehet për nijetin i tij.
Përktheu Teuta Xeka
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen