Pyetje: Kam dëgjuar nga disa njerëz se nuk lejohet personit të presë flokët (apo te shkul qimet) dhe thonjtë e tij në dhjetëditëshin e parë të Dhulhixhes. A është e saktë kjo fjalë që kam dëgjuar?
Shejh Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!): Nëse personi dëshiron të bëj kurban, atëherë ai nuk duhet të pres thonjtë, flokët dhe as lëkurën së tij derisa të ther kurbanin, pas hyrjes së muajit (Dhulhixhe). Bazuar në atë që saktësohet në “Koleksionin e haditheve autentike” të Muslimit nga Ummu Selemeh radijAllahu anha; nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kur të futet muaji Dhulhixhe dhe ndonjëri prej jush dëshiron të bëj kurban, atëherë mos të pres asgjë nga flokët (qimet), thonjtë dhe lëkura e tij.” E nëse ai nuk do bëj kurban, atëherë nuk ka asgjë dhe i lejohet t’i veprojë këto gjërat si në dhjetë ditëshin e Dhulhixhes ashtu dhe në ditët (e muajt) e tjerë.
Fetaua nurun ala ed-derb
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Dhjetë Ditët
Të Ngjashme
- Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur Feja Kthehet në Tifozllëk dhe Fanatizëm Individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi
- Festat joislame – Dita e 1 Majit Dr. Fatmir Strumi