U pyet shejhu Muhamed bin Salih el Uthejmini: A i lejohet gruas që të zbulohet para xhaxhait të babait apo nënës, para dajës së babait apo të nënës? A konsiderohen ata mahrem për femrën?
Përgjigje: Po, nëse babai i saj apo nëna e saj, ka një xhaxha apo dajë, qoftë ky nga të dy prindërit(stërgjyshërit) apo vetëm nga babai(stërgjyshi) apo vetëm nga nëna(stërgjyshja), konsiderohet mahrem për këtë femër sepse xhaxhai i babait tënd është në pozitën e xhaxhait tënd, daja i babait tënd është në pozitën e dajës tënd. Po ashtu xhaxhai i nënës tënde është në pozitën e xhaxhait tënd apo daja i nënës tënde është në pozitën e dajës tënd.
(Marrë nga libri: Fetaua el mer`etil muslimeh, fq 415).
Të Ngjashme
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Ikja nga tërmeti nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu Ibën Rexheb el Hanbeli
- A bie detyrimi i namazit të Xhumasë nëse bie në ditën e Bajramit? Uthman El Hamis
- Si të veproj me nënën time e cila vuan nga një sëmundje e pashërueshme? Udha e Besimtarëve
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve