10. Çfarë gjykimi ka zotimi për të ofruar diçka për vendet e ashtuquajtura ‘të mira’, apo për dikë tjetër përveç Allahut; ndonjë ‘shenjtor’ apo ‘njeri të mirë’?
Një veprim i tillë nuk lejohet, pasi ofrimi i diçkaje për qëllim adhurimi dikujt tjetër veç Allahut konsiderohet prej shirkut të madh.
Allahu i Madhëruar thotë: “Çfarëdo gjëje që të jepni dhe çdo zotim që të bëni, me siguri që Allahu ka dijeni për të.” El Bekare: 270
Imam Taberiu, në komentim të këtij ajeti thotë: “Cilido që jep nga pasuria e tij ndonjë lëmoshë, apo merr zotimin të ofrojë diçka për hir të Allahut, ai e ka shpërblimin tek Allahu, ndërsa ata që japin për t’u lavdëruar para njerëzve, apo marrin zotim të ofrojnë diçka (kurban, para etj) për dikë tjetër veç Allahut, vepra e tyre është e asgjesuar dhe ata meritojnë dënimin e Allahut në botën tjetër.”
Të Ngjashme
- Tekbiri i përgjithshëm dhe tekbiri i kufizuar Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve
- Mendimi juridik i imam Malikut dhe metoda e tij në veprën “El Muatta” Udha e Besimtarëve