U pyet shejhu MUhamed bin Ibrahim Ali Shejhu: Çfarë gjykimi ka ardhja e grave në xhami së bashku me fëmijët e tyre të vegjël?
Përgjigje: U bëjmë me dije se nuk duhet të pengohen gratë për të ardhur në xhami me fëmijët e tyre në Ramazan, sepse Suneti na tregon për prezencën e grave në xhaminë e Profetit salallahu alejhi ue selem së bashku me fëmijët e tyre, si p.sh hadithi: “Unë hyj në namaz duke dashur që ta zgjas atë mirëpo dëgjoj të qarën e foshnjës ndaj e shkurtoj duke mos dashur që t’ia vështirësoj nënës së asaj foshnjeje” , po ashtu hadithi ku tregohet se Profeti salallahu alejhi ue selem mbante në krah Umameten gjatë namazit farz ndërkohë që u printe njerëzve në xhami”.Kërkohet nga gratë të jenë të kujdesshme që të mos ndotet xhamia nga jashtëqitjet e kalamajve gjatë gjumit që mund t`i kaplojë në xhami apo në ndonjë rrethanë tjetër.
(Marrë nga libri: Fetaua el mer`etil muslimeh, fq 939)
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij