Një motër pyet: A merr gjynah nëna nëse neglizhon në zgjimin e fëmijëve të saj për namazin e sabahut?
Përgjigje: Po, nëse janë prej atyre që mbajnë përgjegjësi dhe u llogariten veprimet e tyre. Nëse kanë arritur moshën 10 vjeç atëherë është detyrë të zgjohen. Në hadithin profetik ka ardhur: “Urdhërojini fëmijët tuaj për namaz kur ata të jenë 7 vjeç, dhe rrihini për të kur arrijnë moshën 10 vjeç”
Mësoji fëmijët e tu. (Edukoji me namaz). Vajza ime e vogël ka arritur moshën 10 vjeçare. Kur shkon për ta zgjuar nëna e saj, ajo nuk zgjohet. Atëherë unë shkoj dhe bëj sikur dua ta rrah (ngre dorën), ajo gjysëm përgjumësh më thotë: ‘Rrahja përpara moshës 10 vjeçare është e ndaluar’. E ka kuptuar çështjen (qesh shejkhu). Merru vesh me fëmijët e tu, bëji të kuptojnë (respekto mendjet e tyre).
Prandaj është detyrë për të dy prindërit që t’i urdhërojnë fëmijët e tyre të falin namazin dhe të jenë të kujdesshëm ndaj tij. Saktësohet se Profeti saus siç transmeton prej tij Theubani ka thënë: “Çështja më e mirë (më e rëndësishme) është namazi”. Gjëja më e mirë në këtë dynja, më e madhja prej tyre është namazi. “Çështja më e mirë (më e rëndësishme) është namazi”, “Çështja më e mirë (më e rëndësishme) është namazi”.
Prandaj nëse dëshiron që fëmijët e tu të të respektojnë dhe kërkon lumturinë në shtëpinë tënde, dhe nëse kërkon khajrin prej fëmijëve të tu, e nëse dëshiron që kjo e mirë (ky khajr) të mos ndërpritet as pas vdekjes tënde, nxiti ata fuqishëm për namazin. Nëse tregohesh këmbëngulës, i kujdesshëm vazhdimisht në këtë çështje dije se e mira do të jetë e pandërprerë tek fëmijët e tu, prej tyre do të vijnë të mira edhe pas vdekjes.
Prandaj Profetët luteshin që fëmijët e tyre të ishin namazli. (Sh.p.: “ Zoti im më bëj mua prej atyre që falin namazin, dhe bëj edhe prej pasardhësve të mi të tillë (falës të namazit) dhe ma prano lutjen time o Zot” (Ibrahim: 40).
Shejkh Mesh’hur Hasen.
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen