Sqarim rreth abuzimeve dhe spekulimeve të “fabrikantëve”

March 11, 2010

Sqarim rreth abuzimeve dhe spekulimeve të “fabrikantëve”

Lëvdatat dhe falënderimet i përkasin Allahut të Lartësuar, i Cili është Një i vetëm, i Pa të meta.Salavatet dhe selamet janë për Profetin tonë, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, i vetmi i pagabueshëm i këtij umeti. E më pas:

Allahu thotë: “Vërtetë Allahu urdhëron për drejtësi dhe bamirësi, për dhënie sadakaje ndaj të afërmve,  ndalon nga veprat e ulëta dhe të urryera dhe padrejtësia.Ju këshillon ashtuqë të përkujtoheni” (Nahl 90)

Një fjalë e mencur thotë: Njeriu vlen në varësi të ambicies dhe synimit që ka.

Në kohën tonë vihet re një dukuri aspak e shëndoshë tek një pjesë e vëllezërve muslimanë: Një dritëshkurtësi, një vështrim aspak largpamës që nuk shkon përtej hundës, një mungesë ndërgjegjësimi në  lidhje me qëllimet që muslimani ka në këtë jetë, duke u angazhuar me gjëra që nuk janë në listën e përparësive të muslimanit  në krahasim me obligime të tjera madhore në të cilat  shumica prej tyre kanë mangësira të theksuara, qoftë në aspektin individual të angazhimit me vetveten: me nivelin personal të besimit dhe veprave të mira, të diturisë rreth gjërave elementare dhe bazike të jetës së tij si musliman,  apo në aspektin familjar: të dhënies së hakut ndaj familjes në përpjekjen për të siguruar jetesën e përditshme me hallallëk, dhënia e hakut ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, duke e shpenzuar kohën e lirë më shumë me ta në edukimin e tyre apo në ofrimin e ngrohtësisë familjare, sidomos në këto kohë të vështira dhe në këto ambiente të vështira, sepse sic është shprehur dikush nga dijetarët: Njeriu në shtëpinë e tij njihet, ndërsa në një thënie tjetër:Fëmija është sekreti i prindit (pra, pasqyron realitetin e fshehtë të prindit). Kjo është më e mirë se thashethemet, gibeti dhe trillimet deri pas mesnate, në mënyrë mizerisht të përsëritura duke u bërë si kafshët ripërtypëse që të njëjtin ushqim  që hanë ditën, e ripërtypin natën. Apo në aspektin shoqëror në mesin e bashkësisë islame dhe të komunitetit ku jetojmë:Duke u përpjekur të kemi kontributin tonë aktiv për përmirësimin sadopak të gjendjes, qoftë nëpërmjet urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja por mbi të gjitha duke qenë fillimisht vetë shembull praktikues i islamit të shëndoshë dhe jo atij të cunguar, islamit të saktë dhe jo atij deformuar nga shpikjet në fe apo keqinterpretimet dashakeqe. Preokupimi që duhet të na shqetësojë për problemet dhe dukuritë që ekzistojnë në mesin e bashkësisë islame dhe gjetja e mënyrave më të mira përmirësuese në trajtimin e tyre, gjithashtu preokupimi për problemet e shumta dhe të rënda që përjeton komuniteti shoqëror ku ne jetojmë dashje pa dashje, mënyrat e kontribuimit dhe të përfshirjes tonë si muslimanë në përmirësimin e mundshëm të të metave, ku një nga gjërat primare që duhet të na shqetësojë pa masë është zgjimi i besimit të drejtë tek njerëzit, korrigjimi i bestytnive të kota dhe luftimi i shfaqjeve të shirkut, mbrojtja e parimeve dhe dispozitave fetare dhe paraqitja e tyre në mënyrën më të mirë, ashtuqë njerëzit të kuptojnë mirësinë e kësaj feje.

Mirëpo për fat të keq, është injektuar një frymë e gabuar nga disa vëllezër që unë kam zgjedhur t`i quaj “fabrikantë”, emër që i përshtatet vendndodhjes dhe realitetit të tyre, një frymë e cila cakton prioritet të shoqërisë islame atë që në realitet nuk është, kërkojnë me ngulm që vëllezërve t`u imponohen në mendime dhe qëndrime, madje që këta të fundit të bëhen tellallë dhe thirrës të këtyre qëndrimeve. Ngrenë lart një fetva që kanë arritur ta marrin në kushte që Zoti i di ato, duke e trajtuar si të ishte një nga shtyllat bazë të selefizmit shqiptar pa të cilën është e pamundur që selefijtë të ecin përpara, duke lënë mënjanë ajete Kuranore të qarta, hadithe profetike të drejtpërdrejta dhe përcaktuese, me dhjetra dhe qindra fetva dhe trajtime të dijetarëve  të cështjeve, të cilat tregojnë parimet e drejtësisë, të arsyetimit, të vlerësimit korrekt, rregullat e gjykimit ndërmjet palëve në konflikt, etj  por e rëndësishme për ta është triumfi i tyre me një kasetë që e mbajnë në xhep në anën e zemrës, duke u kapur fort pas saj sepse aty gjendet celësi i lumturisë së tyre, argumenti i pakundërshtueshëm dhe i padebatueshëm, e vërteta që nuk pranon tjetër, sqarimi si drita e diellit!

Harrojnë këta vëllezër  – apo e injorojnë qëllimisht-  faktin se nqs ngelet islami për tu mësuar apo kuptuar apo gjykuar nëpërmjet një kasete, kjo tregon për varfërinë e mendjeve të tyre dhe të atyre që i pasojnë, tregon se sa larg botëkuptimit dhe praktikimit të islamit janë, në raport me jetën reale konkrete që jetojmë, tregon për anashkalimin e asaj diturie dhe metodologjie që dijetarët janë lodhur dhe stërmunduar për ta sqaruar dhe përcjellë tek brezat. Është e kuptueshme pse. Sepse dituria e vërtetë (dhe jo ajo fabrikante), i lë gollomesh në mes të ditës, i turpëron tek ata që kuptojnë dhe i cnderon tek ata që kanë nder dhe karakter.

U bë kaq kohë që shpifin dhe trillojnë, që ushqehen me to dhe ushqejnë të tjerët me dhunë me këto shpifje, duke i vënë para “përgjegjësisë”: Kjo është e vërteta ndaj vendos o këtej o andej, s`ka dy rrugë shpëtimi.

Ajo që të lë pa fjalë në këtë episod negativ  të historisë së tyre, që është dhe motivi nxitës i këtyre rreshtave, është manipulimi i tyre i pacipë me një fakt konkret, të verifikueshëm, sic është kaseta e triumfit dhe lumturisë së tyre. U bënë vite që shpifin në emër të asaj kasete, abuzojnë në emër të shejhut duke ia mveshur atij cdo fantazi të mendjes së tyre të sëmurë.

Së pari:  Shtrohet një pyetje: Pse nuk u realizua kjo kasetë nga vetë fabrikantët kur ishin në Medine? Pse nuk e drejtoi pyetjen njëri nga fabrikantët që ishte prezent aty, i cili bënte cmos të pengonte një vëlla kosovar që t`i bënte sqarime shejhut, por i ndërhynte në shqip (që shejhu mos të kuptonte, megjithëse është mungesë edukate të flasësh në gjuhë të huaj që tjetri nuk e kupton, madje më shumë se kaq: djallëzi) duke e penguar nga ajo sadopak mbrojtje aty në atë xhelseh të stisur. Pse e atribuan pyetjen sikur është shqetësim i njërit prej veglave të tellallit  të tyre që e ka për hobi t`i përziejë hundët në këto cështje, ashtu sic bëri dhe në Kosovë? Them pse, ashtu që  vëllezërit të meditojnë pak vetë, sepse në të vërtetë unë e kam përgjigjen: Nuk është gjë tjetër vecse një nga shembujt e shumtë të përdorimit të tellallëve dhe korrierëve për të ndenjur vetë në hije. “Shefi fabrikant” e ka për natyrë që të vërë tellallët në punë ashtuqë nëse shpifja e tyre demaskohet dhe gabimi i tyre  qartësohet, ai e ka të lehtë t`i tradhëtojë ata duke thënë: Është gabim i tij personal unë nuk di gjë, nuk kam thënë dicka të tillë. Një skenë të tillë poshtëruese e kanë përjetuar dy nga të gjorët e tufës së tij në prani të shejhut, ku brenda pesë minutave u zunë mat njëri pas tjetrit në gafa, dhe përgjigjia e shefit të tyre ishte: Është gabim i tyre personal, megjithëse të shkretët atë ide e kishin marrë nga burimi fabrikant.

Të më falin vëllezërit për përdorimin e fjalës “tufë” por thjesht iu referova fjalëve të “shefit” të tyre i cili i cilëson si të tillë.

Është për të ardhur keq se si disa vëllezër vazhdojnë të përdoren si zëdhënës, korrierë, tellallë, përhapës thashethemesh, megjithëse kanë njëfarë pjekurie moshe dhe përvoje jetësore, sepse duhet t`u shërbente të paktën pjekuria e moshës për të kuptuar gënjeshtrat, mungesën e qëllimshme të  qartësisë, lojërat e fjalëve të fabrikantit dhe tendencën për t`i përdorur vëllezërit për arritjen e qëllimeve. Unë nuk habitem nga një pjesë e tellallëve që i janë bashkuar turmës për shkak të hatërmbetjeve të ndryshme, hatërmbetje që kanë si burim jo konflikte personale dunjaje por faktin e thjeshtë që u është treguar vendi dhe u është vënë në dukje injoranca e tyre. Nuk habitem nga një pjesë që i bashkohen kësaj metode për tu bërë të  njohur dhe për tu përfshirë në fushën e davetit padrejtësisht me cdo kusht si psh me ca përkthime nga anglishtja apo nëpërmjet rolit të zëdhënësit të zellshëm, sipas parimit khalif  tu`raf: Kundërshto ashtuqë të bëhesh i njohur. Nuk habitem as nga një pjesë tjetër naive që mendojnë se po ndjekin dicka të vërtetë me sinqeritet, naivitet që arrin në budallallëk, absurditet dhe shpëlarje truri, duke pranuar cdo shpifje që buron nga “fabrika”, si ai zogu i vogël që sapo ka dalë nga veza dhe pret me gojë hapur kllockën që ta ushqejë pasi e ka ripërtypur mirë ushqimin. Por, keqardhja ime i drejtohet asaj pjese që duhej të ishte mjaftueshëm e pjekur që të dallonte parimet më elementare të vërtetimit të lajmeve, të parimeve mbi të cilat duhet të bazohet një gjykim fetar, të vlerësimit të akuzave, të marrjes së diturisë nga dijetarët të cilët që me kohë i kanë sqaruar cështjet, etj. Gjithashtu keqardhja ime i drejtohet atyre që janë -fatkeqësisht- hoxhallarë dhe nxënës dije që po e dirigjojnë këtë fitne nga hija duke mos pasur guximin që të dalin haptazi dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë, të flasin atë që mendojnë dhe ta mbrojnë me argumente nëse kanë. Le t`i publikojnë gabimet, le të sjellin faktet, të përballen me nxënësit e dijes, t`i thonë ballë për ballë, sy për sy, fabrikimet e fantazive të tyre, ashtuqë dhe njerëzit t`i njohin në realitetin e tyre iluzionar destruktiv dhe të shohin demaskimin e tyre në përballje me nxënësit e dijes. Por jo, kanë zgjedhur një mënyrë më komode, të fshihen pas disa thënieve të selefëve të cilat ose nuk i kuptojnë ose qëllimisht spekulojnë me to, kjo e dyta nuk do ishte cudi.

Së dyti: U bënë mbi tre vjet që “fabrikantët” kanë spekulluar dhe abuzuar, duke shpifur rreth përmbajtjes së asaj kasete cdo trillim dhe fantazi që ata do dëshironin të ishte realitet.Unë do pyesja pse nuk e morën mundimin ta publikonin tekstin të transkriptuar dhe të përkthyer ashtuqë të gjithë ta dinin cfarë ka thënë shejhu dhe të merrte fund kjo histori, të gjithë do flinim rehat sepse e nxorrëm dhe një nga selefizmi që është monopol i “fabrikantëve”?!

Por e dini pse nuk ndodhi kjo? Jo nga mëshira e tyre apo dëshira për të mos bërë fitne, jo , por vetëm sepse do humbisnin shansin më të mirë për të vjellë  llumin e shpifjeve dhe akuzave të pafre.

Në këtë kasetë shejhu në asnjë moment nuk thotë:Shuajbi nuk është selefij, ai është bidatci, fitnexhi, gënjeshtar, mos i jepni selam, mos rrini me të, mos shkoni në mësimet e tij, bojkotojeni, ai erdhi tre herë me këto mendime, nuk e kam njohur kurrë për selefij, etj etj etj. Nga ku dolën këto akuza dhe shpifje? Përgjigjia është e thjeshtë:Nga ai person që në Medine ka gënjyer dhe shpifur disa herë në emër të shejhut, biles në prezencë të shejhut, saqë shejhu i zemëruar i tha:Ti ke shpifur për mua, ndërsa ai(“fabrikanti”) këmbëngulte dhe thoshte:Jo o shejh të kam keqkuptuar.

A nuk kanë llogjikë dhe sadopak ndjenjë drejtësie dhe ciltërsie ata persona që e dinë përmbajtjen e kasetës dhe megjithatë kanë vazhduar të besojnë verbërisht në shpifjet e shejtanit fabrikant?! Cfarë gjeni të dobishme në rrugën e përcmuar të fabrikantëve dhe ndikimet e tyre, të cilët i rrëzuan të gjithë studentët selefinj duke lënë vetëm vetet e tyre në këmbë?! Vallë a nuk është kjo mënyra e arsyetimit të havarixhëve të cilët vetëm veten e tyre shohin besimtarë?! A nuk është nga mënyra e havarixhëve që kush nuk emigron tek vendi ynë, kush nuk falet tek ne, nuk është besimtar?! Të njëjtën gjë thonë fabrikantët: Kush nuk vjen në fabrikë për të marrë mësim, nuk është selefij. Duhet ta ndash mendjen: O të jesh me hakun e fabrikës ose …….

Vecanërisht me këtë shprehjen e fundit i kanë terrorizuar vëllezërit, me plot kuptimin e fjalës, duke i detyruar të bëjnë zgjedhje të sforcuar, sepse përndryshe do u mbyllej përfundimisht porta e selefizmit nga ata “që i kanë celësat” , “do vuloseshin nga ata që posedojnë vulën” , INA LIL-LAHI UE IN-NA ILEJHI RAXHIUN.

Më vjen ndërmend një fjalë e shejh Rabias –Zoti e ruajtë- ku thotë: Selefizmi sot ka dy përjetuar dy përjetime, një të mirë dhe një të keq: E mira është që selefizmin e kanë përqafuar një numër i madh i të rinjve në të gjithë botën, ndërsa e keqja është se një pjesë e mirë e tyre nuk e kanë kuptuar selefizmin sic duhet.

Diku tjetër thotë: Vallahi tek një pjesë e selefijve sot sheh cilësi të havarixhëve

Kohët e fundit fabrikantët kanë nxjerrë një teori tjetër: Është dhënë para dy javësh fetvaja tjetër nga shejhu që i jep fund përfundimisht Shuajbit (kuptohet cdo dy javë del nga një fetva sipas tyre).Në këtë fetva thuhet kështu e ashtu (sipas transmetimeve të shumta të zhvilluara prej tyre dhe tellallëve). Ajo që më vjen menjëherë ndërmend është: Pse nuk e publikojnë atë fetva që kanë marrë, ashtu që bota mbarë ta marrë vesh këtë? Nëse nuk e kanë marrë me shkrim nga shejhu apo me kasetë, atëherë le të dalin në skenë ata që e kanë pyetur shejhun gojarisht dhe le të deklarojnë që në filan orë, në filan ditë, në filan vend, filan persona u takuan me shejh Muhamed bin Hadij el Medkhalij –Zoti e ruajtë- dhe e pyetën pyetjen e mëposhtme(le ta rendisn tekstualisht cfarë e kanë pyetur shejhun) dhe përgjigjen fjalë për fjalë të shejhut.Le ta shkruajnë këtë gjë dhe le të dëshmojnë për të, në mënyrë që të jetë i mundur verifikimi i kësaj thënieje tek shejhu, meqë qenka kaq e rëndësishme. Ose le të dalë kush të dojë nga fabrikantët e “sinqertë” apo tellallët e tyre dhe le të dëshmojë me bindje që shejhu ka thënë kështu e ashtu, ta shkruajë në një copë letër dhe ta marrim e ta verifikojmë tek shejhu. Kjo bëhet e mundur nëse ndonjëri prej tyre e ka kaq burrëri dhe bindje të fortë se vërtetë dicka e tillë është thënë. Personalisht nuk besoj se e  bëjnë dot dicka të tillë sepse do u demaskoheshin gënjeshtrat.

Me këtë rast do doja me shumë dashamirësi t`u kujtoja thënien e Profetit salallahu alejhi ue selem: “ I mjafton njeriut për mëkat nëse flet cdo gjë që dëgjon” dhe thotë: “Vërtetë gënjeshtra të con drejt prishjes dhe prishja të con në zjarr.Njeriu gënjen dhe vazhdon t`i përmbahet me vazhdimësi gënjeshtrës derisa shkruhet tek Allahu gënjeshtar”.

Shejh Rabia në një nga thëniet e tij thotë: Nëse personi është gënjeshtar, megjithëse është selefij, u tërhiqet vërejtja njerëzve prej tij.

Kjo fjalë e shejhut le të shërbejë si përgjigje për ata vëllezër që na kritikojnë se po flasim keq kundra selefijve. Besoj se njerëzit e pjekur duhet të arrijnë të bëjnë këtë dallim: Ne jemi krenarë që jemi selefinj dhe jemi krenar ta mbrojmë realitetin e shprehur nga ky emërtim, por është padrejtësi e madhe që të pretendohet se selefizmi është kufizuar në “fabrikë”, ndaj për rrjedhojë kush kritikon fabrikantët ka kritikuar selefizmin shqiptar, kjo është absurde sepse selefizmi nuk bazohet mbi gënjeshtra dhe mjegullime por mbi argumente, fakte dhe gjëra të qarta. Mos harroni që kjo metodë e gabuar e tyre në paraqitjen e selefizmit po ju bën një shërbim madhor hizbinjve për të mbrojtur pozicionet e tyre dhe për të sulmuar të gjithë selefinjtë pa përjashtim për shkak të gabimeve të disave.

Së   dyti: Dua të ndalem tek një nga akuzat dhe shpifjet më të habitshme, më skandaloze dhe të pabaza, si shembulli tipik i produkteve të fabrikës. Na akuzuan  se ne thërrasim për unifikimin e feve, pra për bashkimin mes islamit, jehudizmit dhe krishterimit. Këtë pretendim monstruoz e bazuan në  përdorimin nga ana jonë e  shprehjes fe qiellore, që do të thotë(sipas qëllimit të tyre të mirë!!!) se ne besojmë në vlefshmërinë e këtyre feve, ndaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë, etj etj. Kjo akuzë ekstreme dhe e neveritshme shpreh qartë dëshirën e mbrapshtë për të gjetur gabime tek tjetri, aq e zjarrtë është kjo dëshirë djallëzore saqë i shtyn ata që t`i shpikin gabimet edhe kur ato nuk ekzistojnë, dhe ky është rasti ilustrues më dëshmues. Kjo dëshirë e tyre e zjarrtë për të triumfuar në gjetjen e gabimeve i bëri ta konsiderojnë hata të madhe përdorimin e kësaj shprehjeje, duke harruar apo duke qenë totalisht injorantë rreth faktit se dijetarët e kanë përdorur këtë shprehje me kuptimin e drejtë të saj.

Vallahi unë drejtoj një pyetje me habi dhe keqardhje të madhe: Vallë a nuk mjafton deklarimi i besimit tonë për shumë cështje për tu njohur se kush jemi, a nuk mjafton thirrja që ne bëjmë, parimet ku bazohemi, dijetarët nga të cilët marrim dhe japim diturinë, a nuk mjaftojnë mësimet dhe librat e shpjeguara nëpër xhamia për të dëshmuar këtë?! Allahu thotë: “ Mos t`u shtyjë armiqësia që keni ndaj dikujt për të mos mbajtur drejtësi.Mbani drejtësi sepse kjo është më afër devotshmërisë.Kini frikë Allahun, vërtetë Ai është i mirënjohur për atë që veproni” (Maide 8 )

Më erdhi ndërmend një fjalë tjetër e shejh Rabias në një nga kundërpërgjigjet e tij ndaj Falih el Harbit, ku thotë: Vepra e personit, thirrja e tij për në Sunet është vlerësim më i fortë se sa lëvdata që dikush nga dijetarët apo dy nga dijetarët mund t`i bëjnë një personi.

Kur unë përktheva fetvatë e shejhut Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh, shejhut Muhamed bin Salih el Uthejmin dhe shejhut Salih el Feuzan, ku tregohet përdorimi nga ana e tyre e kësaj shprehjeje dhe lejimi i përdorimit të saj në kontekstin e duhur, ata, në vend që të ulin kokat ndaj së vërtetës dhe diturisë, në vend që të pendohen dhe të llogjikojnë rreth veprimeve të tyre, shpikën një mjet tjetër për të mbrojtur tufën e tyre, thanë: Nuk lejohet leximi i materialeve të përkthyera nga Shuajbi. Sic thotë një shprehje e urtë: Justifikimi nganjëherë është akoma më i shëmtuar se vetë gabimi. Së pari: Nëse do ishin të sinqertë le t`i ktheheshin librave të dijetarëve të lartpërmendur dhe le t`i verifikojnë fetvatë, dhe këtu dallojnë selefinjtë nga të tjerët sepse atë që thonë e referojnë me libër, vëllim, faqe.

Së dyti: Le të sjellin një fetva nga dijetarët që nuk lejohet leximi i librave të përkthyera nga bidatcinjtë apo hizbinjtë apo të përfolurit, etj. Për faktin e thjeshtë,se ata e mbytën xhematin e tyre me keqpërdorimin e shprehjes:Duhet të kemi lidhje direkte me dijetarët, është fetvaja, etj , ndërkohë që nuk përbën problem  nëse ata vetë  i japin gojës pa fre`   dhe pa kurrfarë mbështetjeje tek fetvatë e dijetarëve në lidhje me cështjet konkrete. Ndërkohë që unë u sjell atyre fetva nga shejh Rabia bin Hadij el Medkhalij që e lejon leximin e librave të përkthyer nga bidatcinjtë apo hizbinjtë apo të përfolurit, sepse fjala është fjala e shejhut dhe jo fjala e përkthyesit, për sa kohë që ata nuk e deformojnë tekstin e librit.

Mos të harrojmë që përkthimet janë gjë e verifikueshme.

Meqë jemi në këtë pikë mu kujtua njëri nga tellallët e fabrikantëve i cili ka përkthyer një libër rreth bidatit, ku shpalos injorancën e tij gjuhësore dhe i vulos vetes vendimin nëse i takon apo jo që të përkthejë dhe të flasë në emër të fesë, e them këtë sepse ai nuk është në gjendje të lexojë në mënyrë të saktë atë që shikon, për pasojë nuk e kupton, ndaj imagjinoni se cfarë besimi dhe metodologjie mund të bazojë mbi këtë “dituri”. Në këtë përkthim të tijin gjen gafa nga më të ndryshmet, që ia ndryshojnë kuptimin fjalisë totalisht. Kuptohet cdokush është gabimtar dhe sidomos përkthimi ka vend për gabime apo për përshtatje gjatë shqipërimit, qw do tw thotw se pwrkthyesi nuk wshtw bukfalist gjatw pwrkthimit, por nëse vendos ta përkthesh fjalën por nuk di  dhe për pasojë shkruan dicka komplet tjetër, kjo nuk pranohet sepse e nxjerr tekstin nga qwllimi I autorit. Psh ky person ngatërron fjalën jesur-ru (e gëzon) me fjalën jesiru(ecën), fjalën mu`dham( shumica, pjesa më e madhe) me fjalën idhamu (peshë, rëndësi) të cilën e përkthen madhështi, fjalën telbis(mashtrim) me fjalën libas(veshje), fjalën nedhair(të ngjashëm) me fjalën nedhar(shikim), fjalën hutahu (hapat) me fjalën ehtau(gabimet) fjalwn xheuami` (shumwsi i fjalws xhami e madhe) e pwrkthen akademi, fjalën sufehaul ehlam që do të thotë mendjelehtë ai e përkthen me dhëmbë të vegjël, etj etj.

Një shembull i gjallë i nivelit të ulët të dijes së atyre që kanë marrë përsipër të jenë tellallët e zellshëm të fabrikantëve (them kështu sepse ky konsiderohet nga më të diturit e tellallëve).

Për ta mbyllur këtë sqarim, i cili buron nga dëshira për të mos dalldisur më shumë vëllezër në rendjen pas dalldisjes fabrikante, e cila nuk po ju ofron alternativë tjetër përvec mbylljes së mendjes dhe mbylljes në vetvete në një rreth të ngushtë dhe të vështirë të praktikimit të islamit, le të shpresojmë që të shërbejë si thirrje për të reflektuar para se t`u nxihen zemrat nga gënjeshtrat dhe shpifjet,si dhe duke kujtuar hadithin e Profetit salallahu alejhi ue selem: “ Cdokush që e vështirëson këtë fe` do mundet (mposhtet) prej saj”  dhe : “ Janë shkatërruar ekstremistët” dhe: “ Vërtetë Allahu nuk më ka dërguar mua si vështirësues dhe komplikues”. Le të shërbejë si thirrje  për të kuptuar domosdoshmërinë e angazhimit serioz me realitetin e ekzistencës së tyre në këtë dunja dhe qëllimit të krijimit, për të kuptuar nevojën e marrjes së diturisë nga dijetarët e mëdhenj dhe nga të gjithë ata, pra nga larmishmëria e tyre sepse në këtë mënyrë njeriu ka horizont më të gjerë kuptimi, si dhe i bëhet e mundur për t`i vlerësuar njerëzit me peshojë të drejtë sipas asaj që meritojnë në bazë të veprave që shfaqin. Shpresoj dhe dëshiroj që vëllezërit të lexojnë më shumë dhe me mendje të hapur, në mënyrë që cështjet të kthjellohen.

E lus Allahun të na falë, të na mëshirojë, në rrugë të drejtë të na udhëzojë, të na mundësojë që veprat dhe thëniet t`i kemi të sinqerta vetëm për Të.

Përgatiti: Shuajb Rexha

Loading...