Përzgjedhja e fjalëve, a ka rëndësi në bashkëbisedim, nëse i përdorim pa qëllim të keq?

January 13, 2017

Shejh Ibn Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Nga njëra anë, përzgjedhja e fjalëve nuk është gjë e detyrueshme, nëse ato nuk bien në kundërshtim me akiden (besimin). Në disa raste është e domosdoshme madje e detyrueshme, megjithëse qëllimi mund të jetë i pastër.

Nëse këto fjalë kanë kuptim të keq që të çon në kufër (mohim) apo bien në kundërshtim me akiden (besimin), është shumë e rëndësishme zgjedhja e tyre.

Po nuk mund tu themi njerëzve tani: Lëshoni dhe zgjidhni gjuhët, nxirrni ç’të doni nga goja përderisa keni qëllimet e pastra, por u themi: Kujdes, flisni fjalët e duhura që nuk bien ndesh me Islamin.

[Fetaua el Akide fq 730].

Loading...