A është e lejuar që dikush tu lypë njerëzve në xhami?

January 20, 2017

A është e lejuar që dikush tu lypë njerëzve në xhami?

Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve thotë: Lypja në xhami apo kudo qoftë është e ndaluar. Përjashtohen disa raste kur p.sh, lypësi është i detyruar të lypë, sepse vërtet ka nevojë dhe nuk është duke gënjyer, as nuk po lyp duke thirrur me zë të lartë, as nuk po ua tërheq vërejtjen atyre që po falen, as nuk po lyp në kohën e ligjeratës apo në kohën e dhënies së mësimieve.

Abdurrahaman ibn Ebi Bekr es Siddik transmeton se Profeti (alejhi selam) tha një ditë: A ka ushqyer sot ndokush nga ju ndonjë të varfër? Ebu Bekri tha: Hyra në xhami. Më doli përpara një lypës. Gjeta një copë buke në duart e Abdurrahmanit dhe ia dhashë. Ky hadith tregon se lejohet shpërndarja e lëmoshës në xhami kur lypësi është vërtet nevojtar. Ama nëse gënjen dhe nuk ka nevojë, atëherë nuk i lejohet të lypë tek njerëzit.

[Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva].

 

Loading...