- Tema: Madhërimi i hadithit të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe ashpërsia ndaj atyre që i kthejnë shpinën atij
- (Sahih ligajrihi) Nga ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh se ka thënë: Na ka treguar Zejd bin el-Hubab: Nga Muauijeh bin Salih se ka thënë: Më ka treguar El-Hasen bin Xhabir: Nga El-Mikdam bin Madi Kerib el-Kindij se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Do të vij një kohë kur personi i mbështetur në kolltukun e tij do i tregojnë ndonjë hadith prej haditheve të mia, ndërsa ai do thotë: Mes nesh dhe jush është Libri i Allahut të Lartësuar. Prandaj çdo gjë që gjejmë në të prej gjërave të lejuara ne e konsiderojmë të lejuar dhe çdo gjë që gjejmë në të prej gjërave të ndaluara ne e konsiderojmë të ndaluar. Vini re! Me të vërtetë atë që e ndalon i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është njësoj me atë që e ka ndaluar Allahu Lartësuar.”[1]
- (Sahih) Na ka treguar Nasru bin Ali el-Xhehdamijju se ka thënë: Na ka treguar Sufjan bin ujejneh në shtëpinë e tij -unë e pyeta për të-: Nga Salim Ebi en-Nadri, pastaj kaloi në hadith dhe tha: Ose Zejd bin Eslem: Nga Ubejdullah bin Ebi Rafi: Nga babai i tij se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Assesi mos ta gjejë ndonjërin prej jush të mbështetur në kolltukun e tij që t’i vij ndonjë urdhër që unë kam urdhëruar apo ndonjë ndalesë nga e cila kam ndaluar, ndërsa ai të thotë: “Nuk e di. Atë që kemi gjetur në Librin e Allahut e pasojmë.”[2]
- (Sahih) Na ka treguar Ebu Meruan Muhamed bin Uthman el-Uthmanijju se ka thënë: Na ka treguar Ibrahim bin Sad bin Ibrahim bin Abdurrahman bin Auf: Nga Babai i tij: Nga El-Kasim bin Muhamed: Nga Aisha se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush shpik në këtë çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar.”[3]
- (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Rumhi bin el-Muhaxhir el-Misrij se ka thënë: Na ka njoftuar Lejth bin Sad: Nga Ibën Shihab: Nga Urueh bin ez-Zubejr se Abdullah bin ez-Zubejr i ka treguar atij se: Një burr nga ensarët debatoi me Zubejrin në prani të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në lidhje me vijën e ujit (kanalit vaditës) që ujitnin (vadisnin) palmat (hurmat). Ensariu tha: Lërë ujin të kalojë, ndërsa ai nuk pranoi. Kështu që debatuan në prani të të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “O Zubejr, ujit (atë që ke për të ujit) dhe pastaj lëshoja ujin fqinjit tënd.” Ensariu u zemërua dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Gjykove në favor të tij ngaqë është djali i xhaxhit tënd? Fytyra e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndryshoi nga zemërimi e pastaj tha: “O Zubejr! Ujit e pastaj mbaje ujin derisa të kthehet te rrënja.“[4] Zubejri tha: Pasha Allahun! Unë mendoj se ky ajet ka zbritur për këtë gjë: ” Por jo, për Zotin tënd (o Muhamed!), ata nuk do të besojnë, derisa të të marrin ty për gjykues në mospajtimet mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt dhe të të dorëzohen plotësisht.” En-Nisa, 65[5]
- (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Jahja en-Nesaburij se ka thënë: Na ka treguar Abdurrazaku se ka thënë: Na ka njoftuar Ma’mera: Nga Ez-Zuhrij: Nga Salimi: Nga Ibën Umer se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos i ndaloni gratë nga falja e namazit në xhami.” Djali i vet i tha atij: Ne do i ndalojmë ato (nga shkuarja në xhami). Tha: Ai u zemërua shumë dhe tha: “Unë të tregoj hadith nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndërsa ti thua: Ne do i ndalojmë?”[6]
- (Sahih) Na ka treguar Ahmed bin Thabit el-Xhehderijju dhe Ebu Amër[7] Hafsu bin Amër se kanë thënë: Na ka treguar Abduluehab eth-Thekafijju se ka thënë: Na ka treguar Ejjubi: Nga Seid bin Xhubejr: Nga Abdullah bin Mugaffel se ishte ulur dhe pranë tij ishte djali i vëllait të tij, i cili hidhte (gjuante) gurë me dy gishta. Abdullahu e ndaloi atë nga ky veprim dhe tha: Me të vërtetë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga një gjë e tillë dhe ka thënë se: “Ajo nuk bën për gjah (për të goditur gjahun) dhe as nuk e vret armikun, por vetëm të thyhen dhëmbët dhe të nxjerr syrin.” Tha: Djali i vëllait të tij përsëri hidhte (gjuante) gurë me dy gishta, ndërsa ai (Abdullahu) i tha: “Unë po të tregoj se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga hedhja e gurëve në këtë mënyrë, ndërsa ti përsëri gjuan. Kurrë nuk do të flas më.“[8] Perktheu Unejs Sheme
[1] “Es-Sahihah” (2870), “Takhrixhul-Mishkah” (163), “Ebu Daudi (4604), Tirmidhiu (2664) dhe “Tuhfeh” (11553)
[2] “Takhrixhul-Mishkah” (162), Ebu Daudi (4605), Tirmidhiu (2663) dhe “Tuhfeh” (12019)
[3] Buhariu (2687), Muslimi (1718), “Gajetul-Meram” (5), “El-Irvau” (88), Ebu Daudi (4606) dhe “Tuhfeh” (17455). Dijetarët kanë thënë se hadithi i Aishes radijAllahu anha është peshore për veprat e dukshme.
[4] Bënin një si tip muri të vogël rreth palmës që ta mbante ujin e të ngopej mirë.
[5] Buhariu (2360), Muslimi (2357), Ebu Daudi (3637), Tirmidhiu (11363), Nesaiu (5416) dhe “Tuhfeh” (5275)
[6] Buhariu (873), Muslimi (442), “El-Irvau” (515), “Gajetul-Meram” (206), “Takhrixhul Mukhtarah” (183), “Et-Tealik ala Ibën Khuzejmeh” (1684), “Sahihu Ebi Daud” (575) dhe “Tuhfeh” (6943)
[7] Te botimi I shejh Isam bin Musa Hadith është “Ebu Umer bin Hafsu bin Amër’
[8] Buhariu (5479), Muslimi (1954), “Gajetul-Meram” (51) dhe “Tuhfeh” (9657)