A është emri “Dritë” prej emrave të Allahut?

January 27, 2017

Është pyetur Komisioni i përhershëm i fetvave: A është emri “Dritë” prej emrave të Allahut? A lejohet emërtimi me Abdun-nur (robi i dritës)?

Përgjigje: Pohimi i emrave të Allahut ka si bazë Kuranin dhe sunetin e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Nuk ka asnjë argument që vërteton se En-nur (dritë) është prej emrave të Allahut. Duke u bazuar në këtë që thamë nuk lejohet të emërtohet dikush si Abdun-nur (rob i dritës).

“Komisioni i përhershëm i fetvave” 10/510.

Abdulaziz bin Bazi

Abdulaziz Al Shejh

Abdullah Gudejan

Salih el Feuzan

Bekër ebu Zejd.

Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë se emri En Nur (dritë) vjen gjithmonë i bashkangjitur dhe jo i veçantë, dhe nuk ka Allahu emër En-nur (dritë).

Shejh Bekër Ebu Zejdi ka përmendur në emrat  e ndaluar edhe emrin Abdun-nur (robi i dritës) sepse kjo nënkupton robërim ndaj dikujt tjetër veç Allahut, dhe kjo është e ndaluar. “Muaxhem menahi el lafdhijeh” fq. 282.

Shejh Albani thotë: Nuk di ndonjë hadith të saktë që nur (dritë) të jetë emër prej emrave të Allahut.

Përktheu: Arjan Gazidede

Dosje:

Loading...