Pyetje: Cila është koha më e përshtatshme për të thënë lutjet e mëngjesit dhe të mbrëmjes? Psh, lutjet e mbrëmjes thuhen pas namazit të ikindisë apo pas namazit të akshamit?
Përgjigje: Koha e thënies së lutjeve të mbrëmjes fillon që me zevalin e diellit (koha e namazit të drekës) deri në perëndimin e tij dhe njëfarë kohe pasi ka rënë nata. Ndërsa koha e lutjeve të mëngjesit fillon me gdhirjen e agimit (fillimi i kohës së namazit të sabahut) deri në zevalin e diellit (hyrja e kohës së namazit të drekës).
Argument për këtë është fjala e Allahut të Lartmadhëruar në suren Taha, ajeti 130 :”Madhëroje dhe lavdëroje Zotin tënd para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij”. Në ajet tjetër ka thënë:” Përmende Zotin tënd, në veten tënde, me përulje dhe drojë, pa e ngritur zërin, çdo mëngjes dhe mbrëmje” (Araf, 205).
Fjala “asal” e përdorur në ajet dmth: periudha ndërmjet ikindisë dhe akshamit. Në një tjetër ajet, Allahu i Lartmadhëruar ka thënë:” Madhërojeni Allahun kur ngryseni dhe gdhiheni, sepse Atij i përket lëvdata dhe falënderimi në qiej dhe në tokë, në mbrëmje dhe në mesditë” (Rrum 17-18).
Allahu na dhëntë sukses të gjithëve. [Komisioni i Përhershëm i fetvave, 24/178]
Përktheu Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Namazi i Personit të Vetëm pas Safit Dr. Fatmir Strumi
- Paralajmërimi nga ndjekja e të metave të njerëzve dhe cënimi i privatësisë së tyre Dr. Behar Hyseni
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Dr. Behar Hyseni
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije