Katër arsyet që çojnë në pakësimin e besimit

February 1, 2017

Lëvdatat i takojnë vetëm Allahut!

Arsyet që çojnë në pakësimin e besimit janë:

Shkaku i parë: Injoranca rreth emrave dhe cilësive të Allahut është shkak i pakësimit të besimit. Nëse njeriut i mungon njohuria rreth emrave dhe cilësive të Allahut, atëherë kjo çon në pakësimin e besimit.

Shkaku i dytë: Mosmeditimi në argumentet e Allahut, qofshin këto argumente universale apo fakte fetare. Edhe kjo mospërfshirje çon në dobësimin e besimit, ose më e pakta nuk çon në shtimin e tij.

Shkaku i tretë: Kryerja e gjynaheve. Gjynahet kanë ndikim të madh në zemrën dhe në besimin e njeriut. Për këtë i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Imorali kur kryen imoralitet nuk është më besimtar.”

Shkaku i katërt: Braktisja e adhurimeve. Moskryerja e adhurimeve është shkak për dobësimin e besimit. Nëse ai është prej adhurimeve obligative, atëherë moskryerja pa arsye e pakëson besimin dhe besimtari qortohet dhe dënohet për moskryerjen e tij. E nëse është prej adhurimeve joobligative apo prej atyre që janë obligative porse ka arsye për moskryerjen e tyre, besimi i tij pakësohet edhe pse personi nuk qortohet për këtë.[1]

Marrë nga libri: “Mexhmuatu el fetava” 1/52.

Autor: Muhamed Salih el Uthejmin

Përktheu: Ylli Rama

——————————————————-

[1] Siç është rasti i gruas me mestruacione e cila nuk falet për këtë arsye, por që mosangazhimi në adhurime mund ta dobësojë në besim.

Dosje:

Loading...