Pyetje drejtuar shejhut Zejd el Medkhalij: Një muezin nuk i shqipton fjalët siç duhet, a i lejohet ta thërrasë ezanin apo jo? A mjafton ezani i thërritur prej tij?
Përgjigjia: Ezani nuk është i vlefshëm n.q.s. muezini nuk i shqipton saktë fjalët e ezanit, e njëjta gjë vlen dhe për ikametin. Personi i lartpërmendur duhet të mësojë tek nje nxënës dije shqiptimin e duhur të saktë të fjalëve të ezanit dhe ikametit. Pra, muezini, le ta bëjë këtë vepër (thirrjen e ezanit) sinqerisht për Allahun dhe le të përgëzohet me përgëzimin e Zotit të tij për shpërblim të madh, siç ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem : “Muezinët janë njerëzit me qafa më të gjata Ditën e Gjykimit”.
Marrë nga libri “el Ikdul munedadul xhedid” fq 226
Përktheu: Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Ikja nga tërmeti nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu Ibën Rexheb el Hanbeli
- A bie detyrimi i namazit të Xhumasë nëse bie në ditën e Bajramit? Uthman El Hamis
- Si të veproj me nënën time e cila vuan nga një sëmundje e pashërueshme? Udha e Besimtarëve
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve